Në videokonferencën mbarëkombëtare të 17 Janar 2021, e cila ishte videokonferenca e tretë me të ftuar nga Shqipëria, Kosova, Ilirida, Lugina dhe Diaspora, u vendos themelimi i Lëvizjes Aleanca Kombëtare dhe pas diskutimesh të vlefshme u miratuan 10 parimet programore dhe 10 parimet statutore.Kjo lëvizje e qendrës patriotike dhe kundër sistemit kleptokratik, me frymëmarrje e përbërje mbarëkombëtare, mbështetet fuqimisht në ideologjitë kombëtare e demokratike.Shqiptarët janë përballë një klase politike të lidhur me 100 fije me krimin, që synon kriminalizimin e plotë të shoqërisë, si e vetmja mënyrë ku ata që janë më kriminelë të jenë në krye të vendit.Tashmë ka ardhur koha që shqiptarëve nuk po u kërkohet më të zgjedhin njërën parti apo me tjetrën, njërin ideal apo tjetrin, por po u kërkohet të pajtohen me krimin dhe të zgjedhin vetëm se ku do të shiten.Ky është fundi logjik i regjimit 30 vjecar, ku u mboll një kulturë e krimit, e cila tashmë po i jep frytet e veta në menyrë të hapur e publike. Tashmë pas 30 vjetësh, e vetmja opozitë e vërtetë është ajo kundër politikës antikombëtare, kundër regjimit 30 vjecar që ka grabitur cdo pasuri kombëtare dhe ka zhytur shqiptarët në borxhe për 7 breza, ka shkatërruar cdo shpresë, që punon vetëm kundër shqiptarëve, që kërkon të riprodhohet nëpërmjet shitjes së interesave kombëtare tek serbi apo greku.Synimi ynë është që, shqiptarët nuk duhet të grabiten, përbuzen e poshtërohen prej kastave, por të shërbehen prej më të mirëve që duhet t’i zgjedhin vetë, pa vjedhje vote e pa presion.Synimi ynë është që, pyjet, nafta e minierat nuk duhet të pasurojnë një grup pushtetarësh e biznesesh, por të jenë në shërbim të mirëqenies së përgjithshme.Synimi ynë është që bizneset e vogla nuk duhet të shkatërrohen prej biznesit të madh dhe shtetit, por të jenë shtylla e punësimit dhe vendi ku farkëtohet figura e sipërmarrësitSynimi ynë është që, shqiptarët nuk duhet të jenë kafshë pune pa të drejta, të vdesin në punë, që të pasurohen paritë ekonomike, por të kenë dinjitet e rrogat më të mira që lejon konkurrenca e ndershme. Synimi ynë është që, akademitë nuk duhet të punojnë për të shkombëtarizuar shqiptarët duke fallsifikuar historinë e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, por të jenë vendi ku del e vërteta për shqiptarët dhe ku farkëtohen studiues me integritet intelektual e shkencor.Synimi ynë është që, shqiptarët nuk duhet të jetojnë të ndarë në 6 shtete, por nga Molla e Kuqe në Prevezë e nga Tivari ne Kumanovë, të jenë bashkë në një shtet-komb, për të jetë të jetëve.10 parimet e Programit1. Parimi i vendimmarrjes demokratike nëpërmjet thirrjes së Asamblesë Kushtetuese, që të rishkruajë Kushtetutën dhe mbajtjes së referendumeve2- Parimi i bashkimit kombëtar, gjithë shqiptarët në një shtet-komb, si e drejtë e shenjtë e kombit3. Parimi i shtetësisë shqiptare në bazë të jus sanguinis /e drejta e gjakut për çdo shqiptar etnik4.Parimi i tolerancës fetare dhe i ndalimit të përçarjes fetare e ndikimit të jashtëligjshëm të huaj5. Parimi i njëjtësisë së sistemit arsimor për gjithë shqiptarët etnikë, përfshirë njësimin e Akademive6. Parimi i së drejtës së votës pavarësisht vendit ku votuesi taksohet; vote elektonike për gjithë shqiptarët etnikë në emigrim/Diasporë7. Parimi i pronës legjitime; nje ligj i drejtë dhe i ndershëm për pronat 8. Parimet e neokejnesizmit në ekonomi dhe kthimi nga koloni importi në vend eksportues9. Parimi i shtetit rregullator dhe aktor në sektorët strategjike; investime shtetërore në infrastrukturë, bujqësi e industri për të zhdukur papunësinë10. Parimi i depolitizimit dhe etikës kombëtare për një reformim të plotë të administratës shtetërore ___________________________________________________10 parimet e Statutit1- Parimi një anëtar – një votë, në zgjedhjet e gjithë strukturave2- Parimi i kufizimit të mandateve në jo më shumë se dy3- Parimi i qarkullimit të shpejtë të pozicioneve 4- Parimi i balancimit të rolit të kryetarit nëpërmjet kryesisë5- Parimi i universalitetit të votës, pavarësisht nëse anëtari është banues në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, trojet e tjera etnike apo Diasporë6- Parimi i transparencës financiare në fund të çdo viti7- Parimi i vendimmarrjes së përbashkët për çdo kandidaturë8- Parimi i shumicës absolute 50%+1 në çdo vendimmarrje ( asnjë vendim me shumicë relative nën 50% apo me shumicë të cilësuar 3/5 apo 2/3)9- Parimi i ekuilibrit krahinor, fetar e shtetëror në çdo strukturë ku është e mundur10- Nyjëtimi i strukturës së lëvizjes në kryetar, kryesi, sekretar të përgjithshëm, sekretariate, grupe e këshilla puneKushdo që e gjen veten në parimet dhe synimet e Lëvizjes është i mirëpritur të japë kontributin e vet. Të bashkuar nuk na ndal askush!