• info@fondacionialbana.org
  • ENG
  • ALB
Themelohet grupi nismëtar i Dardanisë (Kosovës dhe Kosovës Lindore) në tryezën e rrumbullakët me intelektualë e aktivistëThemelohet grupi nismëtar i Dardanisë (Kosovës dhe Kosovës Lindore) në tryezën e rrumbullakët me intelektualë e aktivistëThemelohet grupi nismëtar i Dardanisë (Kosovës dhe Kosovës Lindore) në tryezën e rrumbullakët me intelektualë e aktivistëThemelohet grupi nismëtar i Dardanisë (Kosovës dhe Kosovës Lindore) në tryezën e rrumbullakët me intelektualë e aktivistë
  • Kreu
  • Fondacioni
  • Përqasje
  • Hulumtime
  • Peticion
  • Kontakt

Themelohet grupi nismëtar i Dardanisë (Kosovës dhe Kosovës Lindore) në tryezën e rrumbullakët me intelektualë e aktivistë

September 2, 2019

Te shtunën në sallën e konferencave të Hotel Emerald në Prishtinë, u zhvillua një tryeze e rrumbullakët me intelektualë e aktivistë të ftuar prej disa qyteteve të Kosovës dhe Kosovës Lindore.

Qëllimi i takimit ishte ngritja e një grupi nismëtar te F. Albana për Kosovën dhe Kosovën Lindore. Gjatë takimit, në një atmosferë patriotike, shprese e besimi të ndërsjelltë, intelektualët e mirënjohur, diskutuan rreth problemeve të sotme dhe atyre historike që mundojnë shqiptarët e zemrës së Dardanisë, si edhe çështjen kombëtare e problemet e arsimit, veçanërisht në Kosovën Lindore . Po ashtu u diskutua rreth platformave e qëllimeve të F. Albana dhe për përpjekjet e nevojshme që do të mundësojnë jetësimin e tyre.

Përzgjedhja e anëtarëve të grupit nismëtar u përmbush nëpërmjet propozimeve dhe miratimit të të pranishmëve. Kriteret e përzgjedhjes të përdorura ishin kontributi në çështjen kombëtare dhe Pavarësinë e Kosovës, profesionalizmi, kriteri gjeografik, barazia gjinore dhe aktivizimi në çështjet publike me interes kombëtar.

Rritja e peshës intelektuale që u mundësua prej takimit në Prishtinë është një vlerë substanciale që iu shtua F. Albana dhe misionit tonë të përbashkët.

Shpërndaje

Adresa: Rruga “Komuna e Parisit”, Njësia nr.5, Tiranë

  • info@fondacionialbana.org
© 2019 Fondacioni Albana. All Rights Reserved.