Nga Ledjan Prifti
Shumëkush kur i përqaset problemit të fajit për gjendjen e sotme, përballet me dilemën, “njerëzit apo sistemi”. Kësaj dileme i jepen përgjigje të argumentuara në mënyra nga më të ndryshmet: kryeministri aktual ka thënë ‘’sistemi’’ para zgjedhjeve të kaluara, tani që ka sistemin në dorë vetëm hesht. Kur flitet për ndryshim të gjendjes, argumentet vërtiten në atë mënyrë, nga e cila del se sistemi ose njerëzit, ndonjëherë bashkarisht njerëzit e sistemi, nuk e lejojnë ndryshimin. Në fund gjithcka ngel vendnumëro, fajin e ka edhe sistemi që modifikon njerëzit, edhe njerëzit që bëjnë sistemin, kështu që përderisa gjërat kështu shkojnë, gjejmë mënyrën si të rregullohemi.
Une jam me tezen qe fajin e kane njerezit, por jo se njerezit e bejne sistemin apo se shqiptaret kane mangesi historike, jane lindore ne mendesi apo se e ka fajin Turqia e Komunizmi, keshtu qe s’mund te bejne dicka ndryshe nga c’eshte aktualisht.
Fajin e kane njerezit ne menyre te drejtperdrejte. T’ia vesh fajin Turqise e komunizmit apo mendesise e historise do te thote te shfajesosh njerezit, ta transferosh fajin tek diçka tjeter. Po ashtu t’ia vesh fajin sistemit do te thote te shfajesosh njerezit. Faji eshte teper aktual dhe personal.
Fajin e kane ata qe kane qeverisur e po qeverisin, Berisha dje e Rama sot. Fajin e kane ata qe per perfitime personale, kane mbeshtetur Berishen dje e Ramen sot. Kur Berisha vidhte e vriste, mbeshtetesit e tij nje pjese perfitonte, kurse pjesa qe nuk perfitonte thoshte mire beri, kundershtari beri me keq. Po e njejta gje me ata qe mbeshtesin Ramen, mire ben thone, ai tjetri ishte me keq.
Fajin e kane njerezit ne menyren me te drejtperdrejte te mundshme, sepse per makuteri ne nje ane dhe urrejtje ne anen tjeter, legjitimojne prej 25 vjetesh cdo grabitje e shkelje ligji nga ana e krahut te tyre.
Megjithate, ka vend per reflektim te nje lloji tjeter ne lidhje me shumicen e njerezve. Ndersa pakica jane fajtore sepse aktivisht kane vjedhur e jane pasururuar apo kane krijuar njefare mireqenie e pozicion shoqeror, shumica as ka vjedhur as ka kryer ndonje veper te denueshme, thjesht jane fajtore se kane mbeshtetur me vote pakicen, e cila e ka cuar vendin ne kete gjendje.Kane mbeshtetur pakicat perkatese me vote, qofte prej urrejtjes per palen tjeter, qofte per ndonje pritshmeri te kote per vend pune, qofte per nje sens identiteti.
Shumica ka faj politik per shkak te votes se dhene, pakica ka faj ligjor/penal se ka shkelur ligjet.
Ne dolem nga komunizmi me 2/3 e popullsise qe jetonte ne fshat, sot diku tek gjysma. Vetem nje pjese e vogel e popullsise fshatare ka hyre tek ajo pakice aktive qe ka 25 vjet qe grabit e shkaterron, se vetem komunat paten ne dore. Nga popullata me banim ne qytet, sado qe perqindja e atyre qe paten mundesi te grabisin e grabiten eshte me e madhe, perseri shumica e popullsise qytetare nuk ka perfituar asgje.
Pra, qofte per pamundesi praktike per te grabitur diçka, qofte per shkak te edukimit, qofte per shkak te emigracionit apo biznesit te vogel, shumica e shqiptareve nuk jane si ajo pakica hajdute e matrapaze (te pakica ketij perkufizimi i shpeton nje pjese e vogel). Aspak, shumica e shqiptareve jane shume me te varfer se pakica, kane shume me pak mundesi ne gjithcka, por jane njerez te pakompromentuar.
Ketu vijme tek pyetja, si ka mundesi qe mbi nje shumice te pakompromentuar paraziton nje pakice nga me skandalozet ne bote, qe duhej te dergjej burgjeve nga numri i ligjeve te shkelura?
Pergjigja e kesaj nuk vjen nga shpjegime te tipit, s’kane pasur mundesi apo se urrejne palen tjeter apo sensi i identitetit, keto jane vetem arsyet qe cojne voten drejt asaj pakice qe duhet te gjendej e pandehur ne gjyq. Te ndalesh ne pergjigjet e tipit te mesiperm do te thote te ndalesh kerkimin e se vertetes ne nje pike qe realisht i intereson vetem pakices se pandehur ( e cila me kenaqesi te thote ata s’munden se s’jane te zote, une jam i zoti t’i bej matrapazlleqet).
E verteta gjendet ne rrafshin ontologjik/qenesor, aty prej nga burojne edhe vlerat ne nje shoqeri. Qe prej vitit 1990 ka ndodhur nje transformim vlerash, i pothuajse te gjitha vlerave, gjithcka qe quhej vlere ne komunizem u vu ne banken e te akuzuarve, bashke me ‘vlerat’ komuniste te mirefillta u vune te gjitha vlerat edhe ato qe jane njerezore. Bashke me kapitalizmin hyri nje relativizem moral qe vuri ne pikepyetje cdo vlere qe nga etika e politika te ekonomia e shoqeria.
Ne tranzicion nuk gjendet ekonomia, e cila eshte kapitaliste, sepse shteti tashme nuk kontrollon me mjetet e prodhimit, ne tranzicion gjendet gjithe shoqeria e politika, pikerisht sepse ne tranzicion gjenden vlerat, pra nuk ka perfunduar transformimi i vlerave. Ekonomia vuan pikerisht tranzicionin qe vuan shoqeria e politika, sepse nuk mund te kete nje ekonomi te shendoshe ne nje vend ku shoqeria e politika nuk jane shprehese te nje modeli te caktuar vlerash .
Persa kohe qe njerezit e pakompromentuar nuk mendojne se ata po veprojne mire e se jane me te mire se njerezit e kompromentuar, atehere transformimi i vlerave nuk ka perfunduar.
Ky tranzicion vlerash eshte i papercaktuar, prandaj tranzicioni ne Shqiperi ka 25 vjet dhe askush nuk e di sa mund te zgjase. Tranzicioni i vlerave eshte i papercaktuar, pikerisht sepse ne banken e te akuzuarit kane hyre jo vetem vlerat e mirefillta komuniste, por edhe te gjitha vlerat shoqerore qe i perkasin rrafshit socio-politik (psh solidariteti eshte vlere tipike e cdo komuniteti politik ne historine e njeriut).
Asnje sistem politik deri me sot ka legjitimuar e nuk mund te legjitimoje dot as formalisht as permbajtesisht, zotesine per te vjedhur e shkelur ligjin, zotesine per korrupsion, zotesine per lidhje nepotike, zotesine per servilizem pavaresisht shkollimit e profesionalizmit e nje sere ‘’ vlerash aktuale’’ me te cilat mburret pakica, sepse me ane te tyre eshte bere e pasur e me pozicion shoqeror e politik. Keto jane ‘’vlerat e reja’’, sepse fale tyre ekziston ngritja shoqerore, por askush nuk i formalizon dot, keshtu qe vlerat e vjetra, si ndershmeria, respektimi i ligjit, shkollimi etj ngelen si vlera te vjetra ne banken e te akuzuarve, se me ane te tyre nuk shkohet asgjekundi. Por keto formalisht nderohen ende, kudo ekziston hipokrizia se shteti, politika e shoqeria duhet te bazohen ne to.
Ketu vijme tek esenca e problemit, i cili sikunder pohova me lart eshte ontologjik/qenesor, qenia shqiptare e gjendur ne pasiguri te plote e krize ekzistenciale pas rrezimit te komunizmit, reagoi ne forme regresive, duke i dhene pergjigje kontradiktore pyetjeve rreth ekzistences personale, shoqerore e shteterore. Shqiptaret u kapen pas disa sigurive ekzistenciale primordiale si fisi qe forcoi nepotizmin, forca qe forcoi paligjshmerine apo miqesise familjare qe forcoi servizilizmin. Ketyre sigurive ekzistenciale primordiale iu shtua edhe individualizmi ne formen e perfitimit vetjak me cdo kusht, i cili legjitimoi korrupsionin si forma me sublime e perfitimit. Korrupsioni nuk u konceptua thjesht si mjet pasurimi, perkundrazi ne masen me te madhe korrupsioni u konceptua si mjet per sigurine ekzistenciale, dmth per 3-4 vjet te vjedhim aq shume sa te garantojme sigurine personale per nje jete te tere e nqs mundim edhe per 7 breza, se nuk i dihet ca ndodh pas 4 vjetesh.
Ky problem esencial i regresit ne reagimin ndaj te ardhmes, beri te mundur qe pakica te bente kerdine e qe shumica e pakompromentuar te legjitimonte sjelljen e pakices me vote. Shumica e pakompromentuar jeton ne te njejten pasiguri te plote e krize ekzistenciale prej 25 vjetesh, ne nje kohe qe pakica e kompromentuar e kaperceu nepemjet pasurimit apo garancive politike, nepotike, serviliste qe ka krijuar nderkohe.
Tashme pakica e kompromentuar e ka kthyer pasigurine e plote e krizen qe perjeton shumica ne armen e saj kryesore per kontrollin e shumices. Ne keto kushte, shumica nuk ka asnje shans qe pergjigjen e problemeve te saja ta gjeje te pakica apo tek sistemi qe mundesoi krijimin e kesaj pakice, sepse leverdia absolute e pakices eshte qe shumica te perjetoje pafundesisht te njejten pasiguri e krize ekzistenciale (po s’ia doli dot le te shkoje ne emigrim-keshtu gjykon pakica), pasi vetem keshtu legjitimohet e perjetesohet pasuria e garancite e krijuara.
Nqs shumica e pakompromentuar do te dale nga pasiguria ekzistenciale pergjigjen nuk e gjen tek emulimi/kopjimi i rruges qe ka ndjekur pakica , por tek nje rruge e re, te cilen ajo ka forcen si shumice ta pershkoje, po te shohe brenda vetes do te gjeje njerezit e duhur. Ky sistem 25 vjecar nuk eshte ndertuar per te, ndergjegjesimi per kete fakt eshte fillimi i zgjidhjes.