Intervista GAZETA SHEKULLI 04 Korrik 2019
1. Si e komentoni qendrimin e Presidentit Ilir Meta per krizen politike ne vend?
Presidenti Ilir Meta foli per shume gjëra dhe secila prej tyre meriton te komentohet me vëmendje e me qetësi. Por këtu duhen vënë në dukje të paktën nëntë elemente. Së pari, në lidhje me rolin e Presidentit. Kushtetuta i jep atij një rol moral si kujdestar dhe ruajtës i unitetit të popullit. Ata që e bënë Kushtetutën flisnin për kombe të konsoliduara dhe atje ky rol është I qartë. Në një shtet ku nuk ka komb të konsoliduar, roli i kujdestarit të vlerave dhe I ruajtësit të unitetit të popullit është sipëror ndaj ligjit që rregullon marrëdhëniet shoqërore. Askush nuk ka të drejtë ta shkelë këtë kaq lehtësisht dhe pa treguar respektin e duhur. Së dyti, në lidhje me vetë Presidentin. Nuk ka dyshim se Ilir Meta ka interesa jetike në këtë përplasje. Por deri në këtë pikë, edhe pse dukët sikur ka luajtur rolin e policit të mirë në shërbim të opozitës, Ilir Meta ka qëndrime institucionale dhe që duhen interpretuar si duhet. Pavarësisht se cfarë ishte vendimi I tij, dalja e dekretit në Fletoren Zyrtare e bën atë të detyrueshëm për cdo instancë shtetërore. Pra, le të vazhdojnë procedurat e shkarkimit, dhe më pas ta dënojnë për thyerje të rëndë të ligjeve por të këmbëngulin në zbatimin e ligjit dhe të vendimit. Së treti, Ilir Meta dhe të tjerët po thonë atë që e kam thënë unë me kohë, hapur e pa doreza, në shtetin shqiptar ka ndodhur e po ndodh një grusht I hapur shteti. Këtu jo vetëm ka të drejtë por ka shumë të drejtë. Së katërti, në lidhje me eksperimentin që po kryhet në shtetin shqiptar, me shtrembërimin e reformës në drejtësi dhe kolonizimin e kombit shqiptar, të rolit të fondacionit Soros dhe disa elemente të tjerë, Ilir Meta po ashtu ka të drejtë. Së pesti, zgjidhja që ai po ofron është një zgjidhje që duhet marrë në konsideratë dhe parë si një mundësi për të zgjidhur krizën. Vendosja e një diktature hitleriane nga një sekt i kontrolluar nga sindikata ndërkombëtare e krimit nuk duhet lejuar. Është meritë e shqiptarëve që nuk u persërit skenari I paramilitarëve në Majdan të Ukrainës por kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodhë. Së gjashti, do të distancoja SHBA nga sekti që drejtohet nga Edi Rama. Sekti punon për vete dhe SHBA është një shtet që shpesh nuk pajtohet me veprimtarinë e sektit. Në se përmes kryeministrit të tyre banorët e këtij shteti kanë premtuar se do të bëjnë një reformë në drejtësi, dhe Ambasada e SHBA I ka mbështëtur, kjo nuk e bën atë pjesë të sektit por të përpjekjes për të ndryshuar gjërat për mirë. Së shtati, qëndrimi I Ilir Metës tregon se grushti I shtetit institucional, hitlerizimi I mëtejshëm I vendit dhe kolonizimi I hapur kanë arritur në një pikë kritike aq sa Presidenti po iu referohet formave të rezistencës dhe të vetësakrificës. Së teti, Presidenti nuk pranoi përgjegjësitë e tija për ngritjen e Edi Ramës aty ku është, edhe pse e dinte se ky ishte me kartelë, që merr drogë, që ka bërë krime të llahtarshme dhe që është litëralisht I papërgjegjshëm. Ilir Meta I ka ditur këto. Pse nuk foli më parë? Sepse ashtu ia donte interesi i tij. Pra, së nënti, përzierja e përgjegjësive instituticonale dhe e interesit të tij privat janë tepër komplekse dhe duhen ndarë me shumë kujdes.
2. A jeni dakord me fjalimin e tij te djeshem?
Në disa aspekte kyce, pa asnjë dyshim. Shteti është në kolaps institucional. Sekti që bëri grushtin e shtetit po vazhdon të kapë institucione dhe nuk do të ndalet, në se nuk e ndalon dikush. Atë që ne të tjerët kemi kohë që e themi Presidenti e tha me shumë vonesë dhe pjesërisht sepse gjendja është edhe më keq. Por sërish ai ka interesa jetike në këtë lojë për jetë a vdekje. Sepse nuk është as Ilir Meta pa përgjegjësi. Por kur gjërat thuhen nga Presidenti I shtetit dhe iu vihet emri që kanë: grusht shteti, tirani, dhe kolonizim, pesha është padyshim krejt tjetër. Ilir Meta është President, është figurë qëndrore e politikës shqiptare, dhe është në krye të një strukture po aq okulte, anipse me baza krahinore e fetare, sa ajo që drejton Edi Rama.
Meta ka akuzuar edhe faktorin nderkmbetar per krizen politike ne vend. Si e shpjegoni kete situate?
Ilir Meta ka qënë në shënjestër të sektit për shumë kohë. Dhe të huajt e kanë parë herë si pjesë të zgjidhjes, e më fort si pjesë të problemit. Dhe kjo përcakton si e sheh ai veten dhe lidhjen që ka me të huajt. Shteti shqiptar nuk është tamam koloni, por natyrisht që është një protektorat I pashpallur. Populli nuk ka ka dinjitet e vetëdije shtetërore dhe ecën me mendësinë katundare, politikanët janë njerëz pa dinjitet e nder dhe të përulshëm deri në ekstrem dhe shpesh të huajt e gjejnë veten përballë problemesh që duan zgjidhje. Shqipëria është shtet që nuk mudn të jetë I pastabilizuar. Është në pozitë kyce gjeostrategjike, me një pari sunduese armiqësore ndaj SHBA dhe Perëndimit, me lidhje historike, orientim fetar e bindje ideologjike pro-lindjes dhe është një shtet më shumë se problematik. Përgjigjen për akuzat e rënda të Presidentit Ilir Meta do t’ia japin të huajt por tashmë Ilir Meta ka treguar se vetëm, ose me një strukturë mbas tij, ai është I vendosur që të krijojë një ndarje ku të mund të hyjë drita në marrëdhëniet midis të huajve dhe shqiptarëve. Nuk mudn të rri pa thënë këtu se Ilir Meta po bën të njëjtën gjë që bëri edhe Sali Berisha duke menduar se Europa është e ndryshme, dhe ndoshta edhe kundër SHBA. Në rastin shqiptar, SHBA ka interesa jetike. Dhe këto interesa jetike nuk mund të kundërshtohen në asnjë nivel nga BE. Kështu që BE nuk do të merret me Shqipërinë seriozisht asnjehërë. Kjo është zgjidhja që është bërë nga paria e Tiranës. Dhe të gjithë do të duhet të jetojnë me pasojat e këtij vendimi.
3. A besoni se zgjedhjet lokale ne vend, te dates 30 qershor ishin demokratike?
Në asnjë mënyrë dhe në asnjë nivel. Demokracia është një formë zgjedhjeje e udhëheqësve, që zgjidhen të drejtojnë shtetin dhe të zgjidhin përkohësisht mospajtime e thella shoqërore në lidhje me politikat e caktuara. Kur nëntë ndër dhjetë votues, apo katër ndër pesë, apo dy ndër tre banorë të shtetit nuk votjnë dhe nuk e njohin procesin, nuk ka demokraci. Nëse një palë vendos të ecë përpara sikru nuk ka ndodhur asgjë, atëherë është gjithcka tjetër përvecse demokraci. Këto ishin një farsë dhe ishin një farsë e nivelit më të ulët të mundshëm. Ishin edhe të rrezikshme sepse vendosën një precedent shumë të rrezikshëm. Institucionet iu kundërvunë Fletores Zyrtare që e bën dekretin të detyrueshëm për të gjithë. U ngritën këmbët dhe i ranë kokës. Por për hir të mirëkuptimit shoqëror, duhet që të ndalet kjo cmenduri dhe të shihet në sy e vërteta. Vetëm demokraci në shtetin shqiptar nuk ka. Ka sekte, truste dhe banda kriminale, struktura paraushtarake dhe të nëndheshme, një oligarki ekonomike dhe politike por vetëm demokraci nuk ka.
4. A do te ishte me mire qe keto zgjedhje te shtyheshin per ne vjeshte?
Këto zgjedhje u bënë, nuk zhbëhen, por mund e duhet të ribëhen. Por do të sihte mirë të gjendet një zgjidhje që pa ia marrë fytyrën, si me thënë kryeministrit Edi Rama, që duket I vendosur të ecë në rrugën e hitlerizimit të shoqërisë, dmth, me I dhënë këtij dhe palëve të tjera si PD dhe LSI dhe partive e tjera nje rruge që këto zgjedhje të zhvlerësohen. Argumentet janë të shumta. Duke parë ndarjen e thellë dhe të papajtueshme të popullit, duke qënë se procesi nuk i zgjidhi përkohësisht dhe bindshëm mospajtimet shoqërore përmes një shumice të qartë, qoftë edhe me një votë tepër, duke konkluduar se ka pasur mosqartësi të interpretimit të kuadrit ligjor, duke njohur dhe pranuar aprregullsitë e shumta e të verifikuara, do të ishte mirë që një instancë më e ultë, në këtë rast Kolegji Zgjedhor apo KQZ të thonte se këto zgjedhje duhen ribërë.
Kjo do ti jepte kohë parisë politike që të arrinin një marrëveshje që e ruan integritetin e shtetit, që shmang përplasjen në rrugë, që shmang paraushtarakët vendas dhe të huaj që silleshin në Tiranë, dhe që e vendos procesin politik në hullinë e nevojshme.
Zgjedhjet duhet të ribëhen për në vjeshtë. Mbas një pajtimi të palëve politike, dhe marrëveshjes që duhet të arrihet ndërmjet tyre, apo më mirë të finalizohet si duhet, Presidenti mund të dekretojë një datë tjetër, 20 tetor apo 27 tetor, se nuk u bë qameti. Një pari që ka bërë 1997, dhe dy grushte shteti, shto edhe këtë që po ndodh para syve tanë, bëhen tre, nuk duhet ta ketë fort problem se shtyhen zgjedhjet me tre muaj.
5. Po qendrimin e Partise Demokratike dhe te aleateve te saj si e komentoni?
PD ka vdekur si parti dhe është në grahmat e saj të fundit. Megjithatë kryetari I saj I tanishëm, një idjot politik dhe vegël e sektit që drejton Edi Rama, duhet të japë dorëheqjen e të ikë sa më parë. Të zgjidhet një kryesi e përkohëshme, te kthehet Sali Berisha dhe të bëhet një triumvirat që ka dinjitet dhe ka respekt në militantët e vet, si Bujar Nishani, Xhelal Mziu, Voltana Ademi, Fatos Hoxha, apo Edit Harxhi dhe të rinisë procesin e bisedimeve me ndërmjetësimin e një strukture të tretë.
Cila është zgjidhja?
Për mua, zgjidhja nis nga pajtimi I palëve për një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme. Pra, duhet të takohen dhe të bien dakord se cfarë do të ndodhë. Nuk do të vijnë të huajt ta zgjidhin këtë problem. Ai vend është një kamp përqëndrimi ku do të hani njëri tjetrin. Pra, të vendosen komunikimet dhe të qartësohet se cfarë do të bëhet. Nuk mund të pranohet tirani në Shqipëri dhe aq më shumë despotizëm I një sekti të komanduar nga sindikata ndërkombëtare e krimit. Më pas, duhet të vijë shpallja e zgjedhjeve të pavlefshme. Këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama përmes KQZ, Kolegjit Zgjedhor, dhe ndoshta edhe një mocioni në parlament. Më pas të qartësohen piketat dhe të futet procesi në hullinë normale. Mendoj se duhet të krijohen edhe institucione consultative që të kenë dukjen e paanshmërisë dhe bëjnë riorganizmin e shtetit dhe rishkrimin e kushtetutës. Ndryshe, me djallëzinë, papërgjegjshmërinë, dhe cmendurinë që janë të gjitha të pranishme dhe të verifikuara ka shumë gjasa që të mund të shkojnë gjërat keq e me keq. Si e kam thënë edhe më parë, mendim im modest, dhe unë jam më se I gatshëm të jap atë kontribut që më kërkohet, nga kushdo dhe pa mëdyshje në të mirë të shtetit dhe të kombit është të mbahen parasysh elementët e mëposhtëm. Paketa e propozimeve, sic ka vite që e them, duhet të përfshijë edhe disa elemente të reja por në thelb duhet të konsistojë në :
1. Krijimi i një Qeveria Tranzitore ose të Përkohshme të formuar nga ekspertë me pëlqimin e Parlamentit Shqiptar
2. Shtyrja e zgjedhjeve lokale deri në mes të vjeshtës 2019.
3. Rishkrimin e Kushtetutës së Shqipërisë që rikthen sovranitetin dhe vendimmarrjen ndaj kombit shqiptar.
4. Ndryshimi dhe rikonstruksioni i sistemit zgjedhor
5. Amnistia e kushtëzuar për një grup të zgjedhur të udhëheqësve politikë
6. Autonominë e duhur për sistemin e drejtësisë
7. Vendosja e një numri objektivash realiste për stabilizimin ekonomik dhe zhvillim
8. permiresimi i sistemeve arsimore, shëndetësore dhe sociale.
9. Krijimi i një sistemi kontrolli dhe balancimi institucional
10. Një Parlament me dy dhoma dhe me një Këshill të Shtetit që do të siguronte stabilitet dhe vazhdimësi.
Paria qeverisese shqiptare ka dështuar në mënyrë të mjerueshme në përgjegjësitë e saj. Është e domosdoshme që të zhvillohet një debat mbarëkombëtar dhe të këtë një fillim të ri për të gjithë. Dhe sipas mendimit tim modest, kjo është edhe rruga e zgjidhjes së problemit.