Në përputhje me qëllimet e plaformën do të mbështesim çdo lëvizje civile e politike kudo në trojet etnike, që vendos interesin kombëtar para çdo interesi tjetër.
Në përputhje me qëllimet dhe platformën, do të ndërmarrim nisma për perhapjen e degëve të Fondacionit në të gjitha trojet etnike dhe diasporë.
Qëllimet statutore :
Për qëllimet e veta Fondacioni mund të ndërmarrë te gjitha nismat që vlerësohen si të përshtatshme për të mundësuar jetësimin e tyre; konkretisht Fondacioni mund të:
a) promovojë nisma kulturore e sociale, simpoziume, seminare, debate publike, prezantime librash, kurse formimi, çmime e bursa studimi
b) kryejë studime e kërkime edhe në bashkëpunim me subjekte të tjera, në lidhje me kulturën, ekonominë e politikën
c) eksperimentojë forma të reja të pjesëmarrjes në jetën publike, zhvillimet sociale e historike
d) realizojë publikime e produkte në shtypin tradicional, elektonik e multimedial
e) paraqitjen dhe zhvillimin e të gjithë aktiviteteve, të çdo natyre publike, me synim përmbushjen e qëllimeve statutore
1- Studimi dhe aktualizimi i rrymave kulturore të traditës së Rilindjes Kombëtare nga fillesat deri më sot; ruajtja, mbështetja dhe promovimi i vlerave të Rilindjes e trashëgimisë së saj kulturore e politike dhe kombëtarizmit shqiptar
2- Nxitja dhe zhvillimi i debatit rreth identitetit shqiptar për ti dhënë substancë çdo qasjeje përfshirëse të Shqipërisë në organizmat ndërkombëtare
3- Studimi dhe evidentimi i profilit kulturor e politik të atdhetarizmit shqiptar, bazuar në principet e unitetit dhe solidaritetit kombëtar, sensit të shtetit e kombit.
4- Mbështetja dhe ndihma për gjithë organizmat e ruajtjes, mbrojtjes e promovimit të trashëgimisë kulturore kombëtare dhe turizmit kulturor, me qëllim formimin, promovimin e përhapjen në Shqipëri e jashtë, të shprehjeve e paraqitjeve të kulturës, historisë, gjuhës dhe artit shqiptar.
5- Promovimi i politikave të modernizimit ekonomik e social të Shqipërisë për një rritje e zhvillim kombëtar të qëndrueshem dhe për ti dhënë shpresë brezave të rinj.
6- Ndihmesë për reflektimet rreth marrëdhënieve të reja ndërkombëtare, rreth ndryshimeve transfromuese të politikës bashkëkohore, rreth krizës së përfaqësimit e rreth së ardhmes së shtetit.