Miq e dashamirës, në radhë të parë u urojmë shërim të shpejtë gjithë shqiptarëve të lënduar prej tërmetit dhe një rindërtim sa më të shpejtë të ndërtesave të dëmtuara.
Parimi ynë kryesor mbetet i pandryshueshëm, për jetë e mot; kombi shqiptar vendos, sepse kombi është sovrani suprem.
Si fondacion kulturor e patriotik, kemi qëllimet tona ligjore dhe në përmbushje të tyre, po veprojmë edhe në ndërtimin e një programi ku të gjejnë pika të përbashkëta gjithë shqiptarët, kudo që banojnë.
Shpresojmë që programi do të komentohet e shpërndahet gjerësisht. Jemi përpjekur të jemi sa më saktë, të thjeshtë e të kuptueshëm, sikundër e dinë mirë, miqtë e dashamirësit që na ndjekin e përkrahin prej muajsh dhe që kanë dhënë ndihmën e tyre në formimin e këtij programi.
Një falenderim të veçantë për të gjithë ata që na kanë ndihmuar!
Programi i F. Albana
Shqipëria
Për një zgjidhje të krizës së gjithanshme; politike, institucionale e kushtetuese, e cila ka mbërthyer Shqipërinë, si dhe që të mos përsëritet në të ardhmen, nevojiten ndryshime rrënjësorë në sistem.
1. Thirrja e Asamblesë Kushtetuese, që të rishkruajë Kushtetutën e Shqipërisë duke i rikthyer kombit shqiptar sovranitetin dhe vendimmarrjen
2. Ndryshimi i sistemit elektoral dhe kodit zgjedhor
3. Krijimi i një qeverie të formuar nga ekspertët më të mirë pa parti, me pëlqimin e Parlamentit Shqiptar
4. Mbajtja e zgjedhjeve reale vendore në periudhën zgjedhore më të parë të mundshme
5. Përfundimi korrekt i vetingut dhe ngritja sa më e shpejtë e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së lartë
6. Një Parlament me dy dhoma dhe me një Këshill të Shtetit, që do të siguronte stabilitet dhe vazhdimësi
7. Autonominë e duhur për sistemin e drejtësisë, në funksion të ndarjes së të tre pushteteve
8. Vendosja e një numri objektivash realiste për stabilizimin ekonomik dhe zhvillim të qëndrueshëm
9. Përmirësimi në frymë reformatore i sistemeve arsimore, shëndetësore dhe sociale
10. Krijimi i një sistemi kontrolli dhe balancimi institucional
………………………………………………………..
Bashkimi kombëtar
Për vizionin dhe projektin shtet-kombëtar të Rilindjes Kombëtare dhe aspiratën shekullore të shqiptarëve për Shqipërinë Etnike
11. Shtetësia shqiptare për çdo shqiptar etnik, në bazë të jus sanguinis /e drejta e gjakut
12. Kontrolli i rreptë ndaj financimeve të huaja, që nxisin mes shqiptarëve përçarjen fetare e krahinore dhe konfiskimi i pasurisë e ndëshkimi penal i përgjegjësve
13. Njësimi i sistemit arsimor me Kosovën e trojet e tjera shqiptare, përfshirë njësimin e Akademive, si dhe rishikimi i rolit të historisë dhe gjuhës shqipe si lëndë kyçe identitare
14. Ngjashëm me Parlamentin Europian të krijohet një Senat Mbarëkombëtar me seli në Prizren, ku të perfaqësohen gjithë shqiptarët
15. Ngjashëm me Komisionin Europian të krijohet një Këshill Mbarëkombëtar me seli në Krujë ose në Vlorë, me vullnet e përfaqësi të gjithë shqiptarëve
16. Në lidhje me shqiptarët e Iliridës/Maqedonisë
a) të shquhen me dokumente historike e ligjore dhe të kthehen pronat e shtëpitë e gjithë shqiptarëve myslimanë që janë spastruar etnikisht prej serbëve e jugosllavëve gjatë shekullit 20, më së shumti drejt Turqisë e Shqipërisë
b) të njihen si shqiptarë me të drejta të plota kombëtare gjithë shqiptarët myslimanë dhe shqiptarët e krishterë, të cilët sot njihen si sllavë të Maqedonisë
c) të caktohen kufijtë etnikë mes shqiptarëve dhe sllavëve në Maqedoni duke u mbështetur tek dokumentacioni shkencor historik, vendbanimet historike dhe të sotme, llogaritja e shqiptarëve në emigracion, shqiptarëve myslimanë të spastruar etnikisht gjatë shekullit 20 dhe shqiptarëve të krishterë të sllavizuar
d) në bazë të Kartës së OKB-së për të drejtat e njeriut dhe popujve, shqiptarëve të sipërcituar tu njihet e drejta e sovranitetit dhe e drejta për bashkim kombëtar
17. Në lidhje me çështjen çame dhe të shqiptarëve në Greqi
a) vendosja e çështjes çame në rendin e ditës në bisedimet për kufirin detar me Greqinë
b) kthimi i pronave e shtëpive për çamët e gjithë shqiptarët myslimanë të spastruar etnikisht prej Greqisë
c) njohja e të drejtave kombëtare të shqiptarëve të krishterë që kanë ngelur në Çamëri e zonën Kostur-Follorinë
d) ndërgjegjësimi kombëtar i arvanitëve dhe përpjekja për një status të tyre ne Greqi si etni shtet-formuese
18. Në lidhje me Kosovën Lindore, përfshirë Toplicë e Jablanicë:
a) 3 komunat të bashkohen sa më parë me Kosovën
b) të njihen si në rastet e tjera të spastrimit etnik e drejta e pronës, e drejta e rikthimit në trojet stërgjyshore, duke filuar me të njohurit në Kosovë si muhaxhirë
19. Në lidhje me shqiptarët e Malit të Zi, Pazarit të Ri e Sanxhakut
a) të ndalet boshnjakëzimi i tyre i vazhdueshëm nëpërmjet njohjes prej Serbisë e Malit të Zi, së të drejtave të tyre kombëtare si shqiptarë, veçanërisht hapja e menjëhershme e shkollave shqip
b) tu njihen si në rastet e tjera të spastrimit etnik, e drejta e pronës dhe e drejta e rikthimit në trojet stërgjyshore, duke filluar me të njohurit në Shqipëri si podgoriçanë.
20. Në lidhje me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ngjashëm me ndërtimin e BE-së;
a) heqja e çdo tarife doganore ndaj Kosovës në funksion të njësimit të plotë doganor, si dhe heqja çdo pengesë ligjore e burokratike për qarkullimin e lirë të shqiptarëve
b) krijimi i një tregu të përbashkët me rregulla të njëjta për të gjithë
c) krijimi i një Banke Qendrore Mbarëkombëtare si dhe adoptimi i monedhës së përbashkët, LEK, nga shteti i Kosovës, në funksion të sovranitetit monetar të përbashkët
ç) ndjekja e politikave ekonomike e fiskale të përbashkëta të bazuara tek avantazhi i krahasuar
d) krijimi i një borxhi publik të përbashkët duke respektuar barrat fillestare
21. Në funksion të njohjes ndërkombëtare të së drejtës së Bashkimit, si e drejtë e shenjtë historike dhe bashkëkohore, Kosova ta ndryshojë me referendum emrin në Dardani ose Shqipëria e Veriut
22. Ngjashëm me NATO-n, si dhe me statutin e NATO-s , Shqipëria dhe Kosova të formojnë një aleancë ushtarake mbrojtëse
23. Ngjashëm me FRONTEX-in e Bashkimit Europian, të krijohet një repart special i përbashkët për kontrollin e kufijve të Shqipërisë dhe Kosoves
24. Kosova të heqë nga kushtetuta nenin e pakos së Ahtisarit, që ndalon bashkimin dhe të mbahen referendume për bashkim në të dy shtetet
25- Pas Bashkimit, natyrën e shtetit dhe Kushtetutën, bazuar tek parimet e shtet-kombit, demokracisë e kapitalizmit, ta vendosin shqiptarët me referendum
……………………………………………………………………………………….
Mërgata
Për një mërgatë të organizuar, që bashkëvepron për interesat e shqiptarëve, që ruan identitetin dhe gjuhën duke shfrytëzuar teknologjitë moderne të komunikimit
26. Vota elektronike për gjithë shqiptarët etnikë në emigrim/Diasporë
27. Ngritja e shkollave shqipe në Europë e Amerikë, shkollave e programeve online si dhe programeve televizive shtetërore të dedikuara për mësimin e shqipes
28. Unifikimi i ambasadave dhe konsullatave të Shqipërisë e Kosovës dhe zgjerimi i numrit të konsullatave të përbashkëta për zona ku të përmblidhen 50 mijë shqiptarë
29. Krijimi i një Fondi Financiar Mbarëkombëtar me qendër në vende të sigurta, si Zvicër ose Amerikë, me kuota, pjesëmarrje e degë vullnetare
30. Ngritja e një Këshilli Mbarëkombëtar të Shoqatave, Sipërmarrësve dhe Intelektualëve shqiptarë në mërgim
31. Ndërtimi i një database për punësimin, ku me të njëjtin kualifikim e pagë, shqiptarët të zgjedhin për punësim shqiptarët
32. Në shembullin e shqiptarëve të Rumanisë, kolonisë së famshme të Bukureshtit, të cilët kanë parti shqiptare dhe 1 deputet në parlamentin rumun, të mundësohen parti të tilla kudo në Diasporë, që të përfaqësojnë shqiptarët
………………………………………………………………………………………
Gjuha shqipe
Në lidhje me gjuhën shqipe si ngjizëse e identitetit kombëtar dhe si shtëpia e qenies shqiptare, shtetet shqiptare të garantojnë:
33. Të vazhdohet mësimdhënia, krahas letersisë, deri në fund të shkollës së mesme
34. Të nxitet e financohet, posaçërisht e në çdo formë të shkruar e të folur, në zonat e përziera gjuhësore
35. Të mundësohet hulumtimi i thelluar dhe i specializuar gjuhësor në nivel akademik i iliristikës dhe pellazgologjisë dhe të reformohet albanologjia mbi kritere të mirëfillta shkencore
36. Të thirren të gjitha seminaret dhe konferencat e nevojshme me gjuhëtarë, shkrimtarë e studiues të gjuhës shqipe, për sheshimin e mosmarrëveshjeve brendagjuhësore të çdo lloji
37. Të krijohet një fond i përbashkët, me qëllim promovimin e autorëve, të cilët krahas vlerave artistike, ideore e shqipëruese, synojnë përmes veprave te tyre, lartësimin e shqipes dhe ngritjen e prestigjit të saj
38. Të shpallet Dita Botërore e Gjuhës Shqipe, e cila të njihet si festë zyrtare, me qëllim bashkimin në një festë e të gjithë shqiptarëve anembanë botës, përfshirë arbëreshët e Italisë, arvanitët e Greqisë, arnautët e Turqisë etj.
39. Të synohet ngritja e shqipes në gjuhën kulturore të Ballkanit, për 4 arsye kryesore:
a) si bindje e besim për thesaret e gjuhës shqipe
b) pashmangshmëria historike e zhvillimit të saj
c) si projekt për parandalimin e asimilimit të shqiptarëve në sllavë, grekë e turq
d) rikthimin e shqiptarëve të asimiluar në përkatësinë e plotë kombëtare
40. Të kërkohet prej UNESCO-s, shpallja e gjuhës shqipe si pasuri e njerëzimit, me qëllim të menjëhershëm sensibilizimin botëror për gjendjen e rrezikuar të shqipes në Greqi, Maqedoni, Serbi e Mal të Zi dhe në rast njohjeje pasjen e mbrojtjes së UNESCO-s.
………………………………………………………………………………………
Ekonomia
Krahas denoncimit të korrupsionit, grabitjes së buxhetit të shtetit, abuzimeve të konçesioneve dhe PPP-ve, gjobvënies ndaj bizneseve, borxhit publik të papërballueshëm, kriminalizimit e kanabizimit të ekonomisë etj, për transformimin e ekonomisë duhen :
41. Ligj i drejtë dhe i ndershëm për pronat, që të vendosë sa më parë drejtësinë dhe t’i hapë rrugë investimeve të bllokuara prej kaosit pronësor të këtyre 30 viteve
42. Politika ekonomike e fiskale që favorizojnë eksportet e mallrave me vlerë të shtuar dhe shërbimeve cilësore, në funksion të ”Betejës për eksportet” dhe kthimin eventual në ekonomi eksportuese
43. Në bujqësi; subvencione, infrastrukturë grumbullimi e ruajteje, financime, kredi e garanci shtetërore, në funksion të sigurisë ushqimore dhe eksporteve
44. Kthimi i turizmit kulturor, krahas atij bregdetar e malor, në përparësi strategjike, në funksion të punësimit e hyrjes së valutës, por edhe ngritjen e imazhit dhe prestigjit kombëtar
45. Punësimi si e drejtë, por edhe detyrim ndaj dinjitetit të çdo shqiptari, në funksion të ”Betejës per punësimin” dhe zhdukjen e eksportit të detyruar të krahut të punës
46. Investime masive shtetëror në infrastrukturat rrugore, hekurudhore, energjitike si dhe infrastrukturat e shërbimeve të ofruara prej shtetit, në funksion të ”Betejës për infrastruktura moderne”
47. Ndërmarrja e të gjitha hapave ekonomike, juridike e politike, sipas shembullit të BE-së për bashkimin ekonomik të trojeve shqiptare, krahas përpjekjeve për bashkim politik
48. Hapja e Bursës shqiptare dhe ndërtimi i një infrastrukture bashkëkohore financiare, në funksion të krijimit të sistemit financiar modern dhe mbledhjes së valutës e titujve financiarë të huaj
49. Sistem taksimi dinamik, modern dhe transparent, në funksion të investimit, konsumit të mallrave vendore dhe eksportit
50. Rritja e pensioneve, rrogës minimale, asistencës sociale dhe asistencës së papunësisë, në funksion të solidaritetit kombëtar dhe nxitjes së konsumit