DR. VALBONA GJONI KARANXHA.
Ujrat janë trazuar dhe me insistimin e ndërkombëtareve për luftën ndaj korrupsionit në drejtësi, dhe luften ndaj korrupsionit në degët e tjera të pushtetit është ngjallur panik në shtresën politike. Luajalizmi është në pikëpyetje, interesat janë të ndara dhe të debatueshme. Deri sa mund të të mbrojë struktura, dhe sa i vlefshëm je për të? Sa influencë ka struktura në drejtësi?
Pa u zgjatur, me një pushtet gjyqësor i cili mban peng kanditatët e ardhshëm të Partisë Socialiste, pritet të ndodh gjithçka për të ndryshuar sadopak rezultatin e zgjedhjeve edhe sikur me dy tre deputetë më shumë për PDnë . Me një gjyqësor të politizuar dhe të pa-aftë jo vetëm të interpretoj ligjet por edhe t’i përdor ato si mjete “presioni” ndaj forcës tjetër politike pritet të shohim një luftë të ashpër midis subjekteve që do t’i nënshtrohen të ashtuquajturit “ligj i dekriminalizimt” dhe prokurorisë apo gjykatave përpara zgjedhjeve.
Shashka do jetë argëtuese për të dy palët -ligjorin dhe legjistlativin- pasi e para mund të hap çështje hetimi ndaj subjekteve të caktuara pa pasur “dyshim të bazuar”, ose ndaj personave me dyshim të justifikuar, apo të dyja. Shanset që një përfaqsues i parlamentit shqiptar të jetë i pa-korruptuar jamë shumë afër nullit. Megjithse të mos tregohem e ashpër dhe të spekulloj, secili e di vet të kaluarën e tij; pra po supozoj që mund të ketë përfaqsues që nuk janë të përlyer. Por për hir të argumentit dhe të qënit të pafajshëm deri sa të gjenden të fajshëm po supozoj se një deputet – subjekt i zgjedhur nga votuesi – do t’i nënshtrohet ligjit të dekriminalizimit sepse sipas organit kompetent – Prokurorisë Së Përgjithshme- i është hapur një çështje investigimi për aktivitet kriminal në të shkuarën e tij (sipas neneve përkatse dhe shkallës së krimit), dhe kjo do krijoj përplasje. Kjo është proçedurë ligjore, dhe është më se normale. Por ajo që nuk është e qartë, ose ato që nuk janë të qarta janë disa faktorë: Politizimi i çështjes, që për fat të keq është degradimi i drejtësisë në vënd, dhe e dyta shkelja dhe abuzimi me proçedurat, që po ashtu degradon gjyqsorin dhe humbet vlerën e tij si një nga degët më të vyera të pushtetit. A nuk është ky thelbi i reformës ne drejtësi? Një drejtësi e pa-politizuar, kompetente dhe e pa korruptuar.
Nga ana e tjetër e monedhës janë subjektet që do nënshtrohen të ashtuquajturirt ligj i dekriminalizmit. Por kjo nuk është kaq e lehtë sepse duke pasur një drejtësi të padrejtë dhe të korruptuar – paradoksi më i madh i koherave- i kemi lënë vënd një parlamenti në të cilën përfaqsuesit janë me rekorde kriminale jo vetëm në vënd, por edhe jashtë vëndit. Por këtu nuk ja vlen për të folur shumë pasi ky është fakt dhe është bërë publik. Ndërsa tani në prag të zgjedhjeve, kur beteja të kthehet në PD vs. PS të dyja strukturat do pëdorin forcën e tyre për të arritur në një Pazar të paranueshëm për të dy palët. Me këtë dua të them që ligji i dekriminalizimit do të përdoret për presion më shumë se sa për të hetuar kandidatët. Pra PD po godet nga brënda.
Meqënëse përfaqsuesit tanë kanë shumë pak ngritje juridike, pritet që shumë nga ta të kenë konsulentë ligjore e cila do t’ju nevojitet për të kuptuar ligjin dhe për të kuptuar kush dhe pse i nënshtrohet atij. Mirëpo ngritja ligjore e deputeteve në përgjithsi është shumë afër niveleve bazike pasi – disa prej tyre – nuk kuptojnë se kush është aktivitet i paligjshëm dhe i ligjshëm, ose në se i kuptojnë, i shmangen për të larguar dyshimet nga vetja si “public persona”
Për hir të argumentit po sjell një rast të një deputeti të PS i cili është vënë në dijeni që mund të jetë subjekt i investigimit sipas ligjit te dekriminalizimit.
Deputeti u shpreh “ U suprizova pasi në jetën time nuk kam bërë asgje të paligjshme dhe aq më pak një nga veprat e ligjit. Asnjeherë nuk jam ndaluar, asnjeherë arrestuar, gjobitura e dënuar për asgjë, as këtu dhe në asnjë vënd në Europë e as më gjerë” .
Këto janë shqetësime legjitime dhe në se do të shikonim nga afër, asgjë nga ky argument nuk justifikon faktin që – hipotetikisht- ky person nuk ka shkelur ligjin. Fakti që nuk je arrestuar nuk do të thotë që nuk ke shkelur ligjin, ti mund të mos e kesh shkelur, por edhe mund ta kesh shkelur dhe nuk je kapur. Pra ky lloj argumenti do të intensifikohet në dy tre muajt e ardhshëm pasi të shohim që PD do përdor gjyqsorin, të cilin ajo e ka monopol, për të sulmuar PS dhe në se e do nevoja LSI-në me kusht që të ketë impakt sa më të madh në zgjedhje. Nga publikimet e fundit në shtyp Armando Prenga (PS), Gledion Rehovica (LSI), Aqif Rakipi (PDIU), Omer Mamo (PDIU) dhe Mhill Fufi (PD) janë në investigim, pra nga gjashtë deputetë, ose kandidatë për deputet pesë janë të aleancës, ndërsa një është i opozitës. Kjo është metodë destruktive për ligjorin pasi abuzohet politikisht. Një drejtësi e pakorruptuar duhet të jetë e papolitizuar dhe duhet të interpretoj/zbatoj ligjet e kushtetutës apo shtesat e saj as nga pikpamja ideologjike, politike, por edhe as në favor të korrupsionit . Pra sjellja e ligjorit duhet të jetë thjesht intepretative, e shkëputur nga çdo inlfuencë, në vënd të “sjelleve” të kushtëzuara. Kjo është një nga arsyet që reforma në drejtësi u bë si pëlhura e Penelopës. Përderisa reforma në drejtësi prek interesat e klasës politike duke futur këtu edhe gjykatsit dhe prokurorët si mburoja me e volitshme e po vetë kësaj klase, ajo do zgjatet në pafundësi derisa të dalë nje alernative tjeter. .
Së fundmi, investigimi i një apo shtatë deputetëve është normalitet për disa arsye, e para këta deputetë si shumë të tjerë kanë të kaluar të mjergullt, mungësë transaprence, mbase janë të implikuar në krime financiare, ordinere, shtetërore etj. Ajo që është problematike është se këta do të zëvëndësohen nga një shtresë tjetër po aq sa e koruptuar sa këta deputetë. Dëshmi e qartë e kesaj “sage” është rezistenca ndaj implementimit të Reformës në Drejtësi dhe mbajtja peng e gjyqsorit – si kalaja e fundit – nga Partia Demokratike.