• info@fondacionialbana.org
  • ENG
  • ALB
Mbledhja e këshillit nismëtar të Fondacionit ALBANA në ZvicërMbledhja e këshillit nismëtar të Fondacionit ALBANA në ZvicërMbledhja e këshillit nismëtar të Fondacionit ALBANA në ZvicërMbledhja e këshillit nismëtar të Fondacionit ALBANA në Zvicër
  • Kreu
  • Fondacioni
  • Përqasje
  • Hulumtime
  • Peticion
  • Kontakt

Mbledhja e këshillit nismëtar të Fondacionit ALBANA në Zvicër

August 26, 2019

Sot, më 22 gusht 2019, në mjediset e Qendrës për integrim në Luzern të Zvicrës u mbajt një takim i shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, si dhe nga Shqipëria. 
Takimi kishte për qëllim themelimin e Fondacionit ALBANA për Zvicrën.

Përfaqësuesi i Fondacionit Albana nga Tirana, z. Artur Furriku, njoftoi për rrjedhat e fondacionit Albana. Në takim u diskutua për 3 platformat dhe 2 nismat e Fondacionit Albana, të cilat në fund të takimit u pranuan dhe u nënshkruan nga të pranishmit.

Nga të pranishmit në takim u themelua Këshilli Nismëtar i Fondacionit Albana për Zvicrën prej dhjetë personash.

Si përfundim nga mbledhja u caktuan tre vetë për punët nismëtare në të ardhmen.
-Florim Useini, 
-Bajram Zendeli 
-Qenan Hamdiu.

– Këshilli nismëtar do të punojë për formalizimin e degës për Zvicrën të Fondacionit Albana.
– do të njoftohen dhe kontaktohen të gjithë afaristët shqiptarë në Zvicër.
– si dhe informimi dhe bashkëpunimi me shoqatat e shumta që funksionojnë në Zvicër.

Më datë 22 gusht, Luzern, Zvicër.

Shpërndaje

Adresa: Rruga “Komuna e Parisit”, Njësia nr.5, Tiranë

  • info@fondacionialbana.org
© 2019 Fondacioni Albana. All Rights Reserved.