• info@fondacionialbana.org
  • ENG
  • ALB
Konferencë Mbarëkombëtare me intelektualë, shoqata dhe aktivistë atdhetarëKonferencë Mbarëkombëtare me intelektualë, shoqata dhe aktivistë atdhetarëKonferencë Mbarëkombëtare me intelektualë, shoqata dhe aktivistë atdhetarëKonferencë Mbarëkombëtare me intelektualë, shoqata dhe aktivistë atdhetarë
  • Kreu
  • Fondacioni
  • Përqasje
  • Hulumtime
  • Peticion
  • Kontakt

Konferencë Mbarëkombëtare me intelektualë, shoqata dhe aktivistë atdhetarë

September 13, 2019

Miq e dashamirës, Fondacioni Albana njofton se takimi i dytë mbarëkombëtar do të mbahet në Tiranë, 28 shtator 2019.

Sikundër e kemi shprehur që në fillesat tona, ne besojmë që udha e gjatë për bashkim kombëtar do të jetë e përshkueshme vetëm në rast se shqiptarët arrijnë të organizohen në nivel mbarëkombëtar dhe kemi punuar në bazë të kësaj bindjeje.

Po ashtu, vleresojmë se gjendja e vështirë politike, ekonomike e kulturore, që ka pllakosur në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e trojet e tjera etnike përbën pengesë serioze për mirëqenien e shqiptarëve dhe rrit pasigurinë për shtëpitë, familjet e pronat, çka i shtyn drejt emigracionit.

Janë të ftuar në Konferencë gjithë firmëtarët e takimit të parë, si edhe shoqatat që kanë shprehur vullnet bashkëpunues. Po ashtu janë të ftuar, me të drejtë ligjëratë, gjithë intelektualët e Forumit Intelektual Kombëtar, që kanë mundësi të marrin pjesë në takim.

Ftojmë gjithë shoqatat, intelektualët dhe aktivistët atdhetarë prej gjithë Shqipërisë Etnike dhe Mërgatës, të cilët besojnë tek impenjimi i përbashkët, tek vendosja e çështjes kombëtare si kryeçështja e shqiptarëve dhe tek nevoja për rregullimin urgjent të gjendjes në Shqipëri e në trojet e tjera etnike.

Ashtu si në takimin e parë, shoqatat mund të zgjedhin të jenë bashkëorganizatore me Fondacionin Albana ose të ftuara. Besojmë se ka ardhur koha të lëmë mënjanë gjërat që na ndajnë e të përqendrohemi seriozisht tek gjërat që na bashkojnë, si dhe të tregojmë vullnet për bashkëpunime konkrete.

Miq e dashamirës, ju lutemi shpërndajeni, edhe në faqet e grupet ku merrni pjesë, që askush të mos ngelë pa u njoftuar. Ju falënderojmë paraprakisht.

Shpërndaje

Adresa: Rruga “Komuna e Parisit”, Njësia nr.5, Tiranë

  • info@fondacionialbana.org
© 2019 Fondacioni Albana. All Rights Reserved.