Historania e njohur Elena Kocaqi e ftuar në “Natë me Xhaxhiun”, foli mbi librin e saj “Lufta e Trojës”, për të cilën autorja thekson se studimi është mbështur tek burimet antike. Kocaqi shprehet se nuk është marrë me Iliadën tek libri, pasi Iliada ka disa elementë, por është mbështetur dhe tek autorë të tjerë. Ajo shton se po të krahasosh të dhënat nga autorë të ndryshëm nuk koiçidojnë më njëra-tjetrën dhe Iliada e Homerit nuk është e plotë. “Studimi është mbështetur tek burimet antike primare që kane shkruar për këtë temë. Në studim vërtetohet qartë se, Trojanët dhe Akejtë, ju përkisnin fiseve Pellazge dhe Ilire. Kështu Akejtë quheshin Pellazg, Argej, Danaj, ndërsa dinastia e tyre ishte nga Pelopsi i Frigjisë, nga ku kishin origjinën Agamemnoni dhe Menelaun. Trojanet ishin gjithashtu Frigas dhe dinastia ishte Dardane, po Ilire. Sipas burimeve antike Frigasit nga ku rridhnin Trojanët dhe mbretërit Akej, quheshin ndryshe Brigas Enkelei dhe kishin emigruar ne drejtim te Trojës para 3500 vjetesh, nga rajoni i Epidamnit, apo Durresit të sotëm. Këtë e vërteton Herodoti, Straboni etj. Tradita Homerike etiko-juridike është si ajo Kanunore Shqiptare, qe ruhet edhe sot dhe kjo eshte vërtetuar, duke ballafaquar nenet e Kanunit me rregullat Homerike. Në studim trajtohet komplet lufta e Trojës, nga fillimi deri ne mbarim vetem nga aspekti njerëzor, duke lënë mënjanë mitet dhe hyjnite. Ky është studimi i parë i këtij lloji për këtë luftë në Shqipëri por nga ky këndvështrim edhe ne rang Ndërkombetar.”– shprehet historiania për librin. (M.Q/Faxweb.al)
EMISIONI ''NATE ME XHAXHIUN"
Posted by Fax Web on Monday, February 4, 2019