• info@fondacionialbana.org
  • ENG
  • ALB
Hapet në Romë dega e parë e Fondacionit AlbanaHapet në Romë dega e parë e Fondacionit AlbanaHapet në Romë dega e parë e Fondacionit AlbanaHapet në Romë dega e parë e Fondacionit Albana
  • Kreu
  • Fondacioni
  • Përqasje
  • Hulumtime
  • Peticion
  • Kontakt

Hapet në Romë dega e parë e Fondacionit Albana

July 30, 2019

Projekti për votën e emigrantëve ka hedhur hapin e parë konkret. Thirrjes së emigrantëve në Romë, fondacioni iu përgjigj pozitivisht duke hapur degën e vet të parë në Diasporë.

Në takimet e zhvilluara u diskutua për problemet e shumta që hasin emigrantët, jo vetëm per votën, por për shkollat shqipe për fëmijët e tyre, problemet e dokumentave, si edhe problemet urgjente të gjendjes në Shqipëri dhe të çështjes kombëtare.

Shqiptarët e Romës të pranishëm përqafuan plotësisht platformën dhe qëllimet e Fondacionit Albana duke u bërë kështu pjesë e programit të përbashkët.

Ata që na kanë ndjekur e dinë që vota e emigrantëve nuk ishte parashikuar në 10 pikat fillestare, por pas propozimeve të shumta nëpër komente, ne e përfshimë në 10 pikat e platformës.

Duam të falënderojmë të gjithë ata miq e dashamirës që propozuan këtë pikë për platformën. Ky është suksesi ynë i përbashkët.
Duam edhe një mendim përsa i takon shtrirjes në Diasporë:

-A mendoni se është e drejtë që Fondacioni të përhapet sa më gjerë e sa më shpejt në Diasporë ?

Ju lutemi një mendim për këtë nëpër komente, qofshin pozitive e qofshin negative.

P.s. Fotot te Përmendorja e Skënderbeut në Piazza Albania, Romë

Shpërndaje

Adresa: Rruga “Komuna e Parisit”, Njësia nr.5, Tiranë

  • info@fondacionialbana.org
© 2019 Fondacioni Albana. All Rights Reserved.