• info@fondacionialbana.org
  • ENG
  • ALB
F. Albana mbledh firma për peticionin e bashkimit kombëtar në ngjarjen sportive të vitit, ku Ferit Keta shpallet kampion i botësF. Albana mbledh firma për peticionin e bashkimit kombëtar në ngjarjen sportive të vitit, ku Ferit Keta shpallet kampion i botësF. Albana mbledh firma për peticionin e bashkimit kombëtar në ngjarjen sportive të vitit, ku Ferit Keta shpallet kampion i botësF. Albana mbledh firma për peticionin e bashkimit kombëtar në ngjarjen sportive të vitit, ku Ferit Keta shpallet kampion i botës
  • Kreu
  • Fondacioni
  • Përqasje
  • Hulumtime
  • Peticion
  • Kontakt

F. Albana mbledh firma për peticionin e bashkimit kombëtar në ngjarjen sportive të vitit, ku Ferit Keta shpallet kampion i botës

August 16, 2021

Pas Pogradecit (ku vazhdon mbledhja e firmave për peticionin deri në fund të gushtit), ditën e djeshme vijoi mbledhja e firmave në ngjarjen më të rëndësishme sportive të vitit, në Vilë Bashtovë, për titullin botëror në kikboksing.Në evenimentin e organizuar nga vëllezërit Keta, Ferit Keta u shpall kampion i botës pas një fitoreje me nokaut teknik në raundin e tretë, ndaj rivalit hollandez prej Surinami.Mbledhja e firma u bë përpara takimit në një atmosferë të bukur sportive dhe patriotike. Interesi i treguar nga sportdashësit për firmosjen e peticionit për bashkim kombëtar ishte i jashtëzakonshëm, gjë që vërtetoi edhe njëherë, se shqiptarët bashkimin kombëtar e kanë në zemër dhe në mendje. Dëshirojmë të falenderojmë përzemërsisht Gjetan Ketën dhe Ismail Ketën, 3 herë kampion i botës, falë të cilëve u bë e mundur edhe mbledhja e firmave.Ndër personazhet e njohur, që firmosën peticionin ishte edhe aktori i famshëm i humorit Florjan Binaj.Pas protestës tek Akademia e Shkencave, Pogradecit dhe ngjarjes së djeshme sportive, jemi duke u organizuar që peticioni për bashkimin kombëtar të ndalet në Korçë te festa e birrës.Ju lutemi gjithë miqve e dashamirëve të na ndihmojnë në promovimin e këtij peticioni. Ne jemi të gatshëm të shkojmë kudo, por shumë varet nga njohja e promovimi dhe kjo është jo vetëm në dorën tonë, por edhe tuajën.

Shpërndaje

Adresa: Rruga “Komuna e Parisit”, Njësia nr.5, Tiranë

  • info@fondacionialbana.org
© 2019 Fondacioni Albana. All Rights Reserved.