Paria e Tiranës gjithmonë ka patur një grup kllounësh të cilët i ka përdorur, flakur tutje si lastikë seksualë të përdorur, rifutur në shfaqje pasi janë “penduar” dhe ripërdorur në këtë mënyrë nga shumë anë. Si të tillë, profesionalisht këta janë të mbarsur nga shumë baballarë, ndaj birkurvërinë profesionale (jo rrallëherë edhe personale) e kanë për nder. Të thyer herë nga njëra apo tjetra palë këta helmojnë shqiptarët me marrina të cilat më të lëçiturit ndër ta nuk i besojnë as vetë.
E fundit, por vetëm nga radha e renditjes, është teorema se e mira nuk ekziston në politikë, ndaj duhet e keqja më e vogël.
Loja me konceptin filozofik të së mirës, e cila ashtu si dhe e keqja s’kanë fund është perverse dhe e dënueshme. Kjo është një teknikë e perfeksionuar ndër vëllazëritë okulte të cilat vendosin mbi të gjitha interesat e vëllazërisë, duke ruajtur ndikim edhe tek kundërshtarët e pushtetit real në mënyrë që asgjë të mos e cënojë pushtetin okult.
Për t’a përkthyer me fjalë të thjeshta: ndiqni të keqen më të vogël do të thotë që shqiptarët janë mall i keq dhe më e mira e mundshme është një llum i vogël që i vjedh mē pak. E vërteta është se kushdo që ju thotë këtë është llum antishqiptar.
Këta predikues të së keqes duan të thonë se skllavëria ku jeni mund të jetë e pranueshme me tjetër skllavopronar më të butë. E vërteta është se kushdo që e thotë këtë është skllav i veseve të veta, është llum antishqiptar.
Këta ju thonë se skllevër të së keqes janë të gjithë, ndaj më e mira për ju është skllavëria me turne. E vërteta është se kushdo që ju shet këto dëngla është vegël antishqiptare që ka shitur fundshpinën aq herë sa as kanalet e gazrave nuk i ka të lira e jo më shpirtin.
Këta ju thonë se llumi jeni ju ndaj mos kini pritshmëri më të larta. E vërteta është se llumi janë ata që jua thonë këtë, padronët e tyre të brendshëm e të jashtëm, ndaj dhe ju duhet ti shkulni këta antishqiptarë që ju janë ngjitur si bajga pas këpuce njëherë e mirë.
Këta ju thonë se as kombi , as atdheu e as morali dhe nderi nuk ekzistojnë. E vërteta është se kushdo që ju thotë këtë nuk ka as komb, as atdhe, as moral e as fytyrë por jeton vetëm për lekë, dollarë, euro apo xhetona kazinoje.
E mira? Atë e keni para sysh, atdheu, kombi, njëri tjetri.Lexoni Manifestin e Bletës Shqiptare për zgjidhje politike. Ndaj bashkohuni kundër plehrave dhe kllounëve të Parisë hajnore, antishqiptare dhe pa fytyrë që po ju qet mish për top dhe tall menderen me ju duke ju thënë e mira nuk ekziston.