‘Sot, shqiptarët janë të izoluar. Kanë fituar vetëm të drejtën për të braktisur e zbrazur trojet etnike; një ”e drejtë” që shovinistët serbe ua kanë garantuar shqiptarëve në ish-Jugosllavi prej 100 vitesh. Gjysma e shqiptarëve jashtë, nuk është më emigrim, ky është spastrim etnik i induktuar.Sot, shqiptarët janë të izoluar; shumica e të huajve mbushin falangat albanofobe e antishqiptare, të cilat mbështesin klasat politike të korruptuara, ndërkohë që ata pak miqtë e huaj, gjejnë gjithnjë e më pak hapësira për të na ndihmuar.Sot, shqiptarët janë të izoluar në një mijë halle e probleme, që nuk gjejnë zgjidhje askund, halle që nuk zgjidhen nga gjykatat ndërkombetare dhe as nga NATO-ja, por vetëm nëpërmjet administratës, gjykatave e politikës vendore, në të cilat gjallojnë peshkaqenë, piranja e shushunja gjithfarësh.Kështu, jemi të gjithë të izoluar në shtetet e vogla ku na ka ndarë Europa dhe me e keqja, as me njëri-tjetrin nuk na i lehtesojnë marrëdhëniet, por gjejnë gjithfarë doganash e pengesash burokratike e administrative për të na mbajtur sa më larg njëri-tjetrit.Klasat politike në Shqipëri, Kosovë e Iliridë, i trajtojnë trojet e Shqipërisë etnike si feude mesjetare, ku secili ka autoritetin e vet, ka bujkrobërit e vet, ka sejmenët e vet dhe mediat e veta.Këto e shohin pushtetin e vet në mënyrën mesjetare të shtetit pronësor/patrimonial dhe jane në thelb kundër çdo lloj shteti të bashkuar shqiptar, as bashkimin e Kosovës me Shqiperinë.Po njësoj, në marrëdhëniet me të huajt, përpiqen të ndërtojnë marrëdhënie vasaliteti, ku të marrin peshë të huajt që i ndihmojnë klasat politike në nënshtrimin e shqiptarëve dhe të largojnë gjithë të huajt, që jane miq të shqiptarëve.Kështu është ndërtuar edhe struktura e re izoluese e shqiptarëve, ku ne shqiptarët ta shohim shpëtimin personal e familjar në dy mënyra:1- duke iu nënshtruar klasave politike e duke u shërbyer atyre2- duke u larguar në emigrimPrandaj, klasat politike dhe shefat e tyre të huaj duhen parë si armiqtë më të egër të Bashkimit Kombëtar dhe të zhvillimit ekonomik e kulturor të kombit shqiptar.Sot, është absurde të flasësh për bashkim kombëtar e zhvillim ekonomik dhe njëkohësisht të votosh këto klasa politike. Po aq absurde sa edhe të flasësh për integrim europian edhe të votosh këta që janë të gjithë kundër integrimit, sepse humbasin feudet dhe bujkrobërit e tyre.Sot, bashkimi kombëtar, zhvillimi ekonomik dhe çdo lloj vizioni perëndimor mund të ndiqen vetëm duke luftuar kundër klasave politike dhe shefave të tyre të huaj, sepse këta janë barriera më e madhe që mund t’i vihej shqiptarëve në shekullin e 21-të.Shqiptarët duhet të thyejnë izolimin e ri dhe prangat e reja, që u janë vënë këto dekada ose nesër sistemi do t’i detyrojë që t’ua farkëtojnë vetë prangat fëmijëve, nipërve e mbesave të tyre, sepse kjo është rruga që po përshkojmë, rruga drejt syrgjynosjes ne izolim, skamje e skllavëri.