Fondacioni Albana ka ndjekur me vëmendje gjithë zhvillimet dhe deklaratat e farsës së radhës për Minishengenin në Shkup. Entuziazmin e tre antishqiptarëve, të mbledhur për interesat e Serbisë dhe interesat personale të secilit e verejmë si të stisur dhe gjithë proçesin e vlerësojmë si marrëzinë antishqiptare të radhës të dalë nga skutat e errëta politike të Beogradit.F. Albana denoncon kryeministrin e Shqipërisë, por jo të shqiptarëve, si Esat Pashë Toptanin e radhës, që për përfitime meskine personale, është i gatshëm të shesë jo vetëm interesat e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni e Serbi, por edhe shqiptarëve të Shqipërisë.Asnjë nga broçkullat e propagandës ramiste, rreth perfitimeve nga bashkimi me Serbinë, që mbushën mediat shqiptare, nuk është e mbështetur në ndonjë studim shkencor të përgatitur nga grupe ekonomistësh të shquar shqiptarë apo perëndimorë.Gjithë ai logorroizëm i kryeministrit të Shqipërisë, por jo të shqiptarëve, nuk është gjë tjetër, veçse një çorbë e prishur me salcë neoliberalësh, që nuk mashtron as militantin më të verbuar socialist. Krahasimi me BE-në është qesharak e grotesk në çdo pikëpamje të mundshme.F. Albana i paralajmëron gjithë shqiptarët, që të mos gëlltisin asnjë lugë nga çorba e prishur ramiste, përndryshe do të vjellin gjithë jetën dhe pasojat për çështjen kombëtare mund të jenë të pariparueshme për breza me radhë.Ndërsa shqiptarët presin përfshirjen e Kosovës në shtetin kombëtar shqiptar, proces i cili kërkon edhe njohjen e Kosovës prej Serbisë, Rama, ky hologram politik apo fantazmë e Esat Pashës, nuk bën gjë tjetër veçse shet Kosovën dhe shqiptarinë.Fondacioni Albana u bën thirrje gjithë shqiptarëve, që të mos e anashkalojnë këtë çështje të rëndësishme, si çudi që zgjat 3 ditë pas çdo takimi të treshes famekeqe Vucic-Rama-Zaev, por të përgatiten dhe organizohen për bllokimin e këtij proçesi antishqiptar, me hir a me pahir.Në vijim po kujtojmë 10 dëmet kryesore që u shkaktohen shqiptarëve nga Minishengeni me Serbinë.10 dëmet kryesore:1- Prapëson me 10 hapa njohjen e statusit sovran të Kosovës prej Serbisë2- Komuniteti ndërkombëtar merr konfirmimin që Shqipëria dhe Kosova nuk kanë interes të përbashkët kombëtar, çka mund të sjellë tërheqje të tjera të njohjeve të Pavarësisë së Kosovës3- Legjitimon Zaevin e këdo politikan sllav të Maqedonisë të ndjekë politikat antishqiptare të deritashme4- Shteti i Shqipërisë braktis përfundimisht idenë dhe projektin e bashkimit kombëtar5- Cdo projekt euro-atlantik i Shqipërise dhe Kosovës kalon nga miratimi i Serbisë ( Vucici nuk humbi kohë, por përfaqësoi Tiranën dhe Shkupin në takimin me Makronin)6- Serbia nga shtet i mundur në luftërat e viteve 90′ shndërrohet në shtet lider ballkanik7- Ekonomia e Shqipërisë dhe Kosovës do të goditet nga mallrat e skaduara serbe dhe nga fokusi rajonal i investimeve të huaja që do të shkojnë në Serbi8- Serbia arrin paqësisht ëndrrën për të dalë në Durrës, porti i vetëm i madh i Adriatikut shqiptaro-malazez9- Shqipëria dhe Kosova nëpërmjet deficitit në tregtinë me Serbinë do të dërgojnë valutë në Serbi, me të cilën Serbia si gjithnjë do të blejë armatime ruse kundër shqiptarëve10- Shqipëria dhe Kosova me rritjen e ndikimit ekonomik serb do të rrezikojnë të kalojnë në sferën ruse të ndikimit.