Miq e dashamirës të Fondacionit Albana, ky është programi paraprak i Lëvizjes Aleanca Kombëtare (L.A.K.), i përbërë përmbledhtazi nga 100 pika të ndara në 4 platforma. Shumëkush prej miqve të vjetër do të dallojë të njëjtën frymë të veçantë dhe gjithëpërfshirëse, që ka përshkuar udhëtimin tonë të përbashkët.Për programin final, i cili është shumë ambicioz e me frymëmarrje mbarëkombëtare, do të punojnë grupet e punës, por edhe mirëpresim, si gjithnjë, propozimet më të mbështetura nga miqtë këtu në faqe e në shpërndarje. Prandaj mos hezitoni të jepni propozimet tuaja, sepse programi i L.A.K. është një program për kombin shqiptar, nga kombi shqiptar, që do të thotë, se do të pasqyrojë e ofrojë zgjidhje për gjithë problemet, që hasin shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Iliridë, trojet e tjera etnike dhe Diasporë.Ju ftojmë të na ndihmoni duke e shpërndarë këtë program, kudo te miqtë e të njohurit tuaj; do te ishte ndihmë shumë e çmuar dhe e vyer._______________________________________________________________________
PROGRAMI I LEVIZJES ALEANCA KOMBETARESHQIPERIAPër një zgjidhje të krizës së gjithanshme; politike, ekonomike, sociale, institucionale e kushtetuese, e cila ka mbërthyer Shqipërinë, si dhe që të mos përsëritet në të ardhmen, nevojiten ndryshime rrënjësore.1. Thirrja e Asamblesë Kushtetuese, që të rishkruajë Kushtetutën e Shqipërisë duke i rikthyer kombit shqiptar sovranitetin dhe vendimmarrjen2. Krahas referendumit shfuqizues/abrogativ të vendoset edhe referendumi propozues për çështje të caktuara3. Ndryshimi i sistemit elektoral dhe kodit zgjedhor në funksion të përfaqësimit të gjithë shtresave shoqërore4. Krijimi i një qeverie tranzitore të formuar nga ekspertët më të mirë pa parti, me pëlqimin e Parlamentit Shqiptar5. Mbajtja e zgjedhjeve reale vendore në periudhën zgjedhore më të parë të mundshme6. Përfundimi korrekt i vetingut në drejtësi dhe ngritja sa më e shpejtë e Gjykatës së lartë7. Një Parlament me dy dhoma dhe me një Këshill të Shtetit, që do të siguronte stabilitet dhe vazhdimësi8. Autonominë e duhur për sistemin e drejtësisë, në funksion të ndarjes së të tre pushteteve9. Vendosja e një numri objektivash realiste për stabilizimin ekonomik dhe zhvillim të qëndrueshëm10. Përmirësimi në frymë reformatore i sistemeve arsimore, shëndetësore dhe sociale11. Krijimi i një sistemi kontrolli dhe balancimi institucional12. Krijimi i një infrastrukture ligjore për dekomunistizimin substancial dhe dekastizimin qenësor të administratës publike13. Kalimi në veting të menjëhershëm i gjithë klasës politike14. Hetim i plotë dhe gjithëpërfshirës i drejtorive kombëtare e rajonale15. Sekuestrimi dhe konfiskimi i gjithë pasurive të pajustifikuara të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë17. Reformë rrënjësore dhe përfundimtare për çështjen e pronave18. Shlyerja përfundimtare e detyrimeve financiare, ligjore e morale ndaj ish të përndjekurve politikë19. Një ligj i posaçëm për zgjerimin e kompetencave të forcave speciale policore e ushtarake kundër bandave dhe trafikut të drogës20. Ndëshkime drakoniane, me burgim të rëndë dhe heqje e të drejtave të ndryshme profesionale e civile ndaj atyre, që vjedhin votën21. Depolitizim qenësor i punësimit në administratën publike nëpërmjet meritokracisë reale 22. Vendosja e etikës kombëtare në deontologjinë e administratës shtetërore23. Riorganizimi i organizmave të ndryshëm antikorrupsion në një prokurori të posaçme, e cila detyrohet:a) të hetojë automatikisht gjithë abuzimet e shquara nga KLSH-ja ( Kontrolli i Lartë i Shtetit)b) të nxjerrë para ligjit ose abuzuesin e shquar nga KLSH-ja ose inspektorin e KLSH-së, nëse ky i fundit kryen abuzim me detyrën24. Ashpërsimi i ndëshkimeve penale e administrative për çdo formë korrupsioni, si dhe ndëshkimi me konfiskim i çdo pasurie të pajustifikuar25. Reformim i sistemit të pensioneve; ndër të tjera, njëjtësimi i pensioneve për të njëjtat kritere pensioni, rritje e ndjeshme e pensionit minimal dhe ulje e pensioneve të ministrave, deputetëve e zyrtarëve të lartë26. Reformim i asistencës sociale dhe të papunësisë, nëpërmjet zbatimit të parimit të solidaritetit kombëtar, ku në kushte të caktuara të zbatohet paga e kombësisë/shtetësisë.27. Reformim i sistemit shëndetësor nëpërmjet zhdukjes së korrupsionit, rritjes së investimeve shtetërore për spitale e ambulanca, si dhe rrogave të personelit28. Reformim i sistemit arsimor dhe vendosja e një minimumi shpenzimesh shtetërore për arsimin prej 5% të GDP-së29. Riorganizimi i institucioneve të albanologjisë mbi kritere shkencore, që ndihmojnë në përparimin kombëtar, si dhe prerja përgjithmonë e lidhjeve te fshehta serbo-greke30. Krijimi i një ministrie me portofol për shqiptarët në trojet e tjera etnike dhe diasporë, e cila të zëvendësojë ministrinë aktuale, pa portofol, të diasporës…………………………………………………………BASHKIMI KOMBETARPër vizionin dhe projektin shtet-kombëtar të Rilindjes Kombëtare dhe aspiratën shekullore të shqiptarëve për Shqipërinë Etnike.31. Shtetësia shqiptare për çdo shqiptar etnik, në bazë të jus sanguinis /e drejta e gjakut32. Kontrolli i rreptë ndaj financimeve të huaja, që nxisin mes shqiptarëve përçarjen fetare e krahinore dhe konfiskimi i pasurisë e ndëshkimi penal i përgjegjësve33. Njësimi i sistemit arsimor me Kosovën e trojet e tjera shqiptare, përfshirë njësimin e Akademive, si dhe rishikimi i rolit të historisë dhe gjuhës shqipe si lëndë kyçe identitare34. Ngjashëm me Parlamentin Europian të krijohet një Senat Mbarëkombëtar me seli në Prizren, ku të perfaqësohen gjithë shqiptarët35. Ngjashëm me Komisionin Europian të krijohet një Këshill Mbarëkombëtar me seli në Krujë ose në Vlorë, me vullnet e përfaqësi të gjithë shqiptarëve36. Në lidhje me shqiptarët e Iliridës/Maqedonisëa) të shquhen me dokumente historike e ligjore dhe të kthehen pronat e shtëpitë e gjithë shqiptarëve myslimanë që janë spastruar etnikisht prej serbëve e jugosllavëve gjatë shekullit 20, më së shumti drejt Turqisë e Shqipërisëb) të njihen si shqiptarë me të drejta të plota kombëtare gjithë shqiptarët myslimanë dhe shqiptarët e krishterë, të cilët sot njihen si sllavë të Maqedonisëc) të caktohen kushtetushmërisht kufijtë etnikë mes shqiptarëve dhe sllavëve në Maqedoni duke u mbështetur tek dokumentacioni shkencor historik, vendbanimet historike dhe të sotme, llogaritja e shqiptarëve në emigracion, shqiptarëve myslimanë të spastruar etnikisht gjatë shekullit 20 dhe shqiptarëve të krishterë të sllavizuard) në bazë të Kartës së OKB-së për të drejtat e njeriut dhe popujve, shqiptarëve të sipërcituar tu njihet e drejta e sovranitetit dhe e drejta për bashkim kombëtar37. Në lidhje me çështjen çame dhe të shqiptarëve në Greqia) vendosja e çështjes çame në rendin e ditës në bisedimet për kufirin detar me Greqinëb) kthimi i pronave e shtëpive për çamët e gjithë shqiptarët myslimanë të spastruar etnikisht prej Greqisëc) njohja e të drejtave kombëtare të shqiptarëve të krishterë që kanë ngelur në Çamëri e zonën Kostur-Follorinëd) ndërgjegjësimi kombëtar i arvanitëve dhe përpjekja për një status të tyre ne Greqi si etni shtet-formuese38. Në lidhje me Kosovën Lindore, përfshirë Toplicë e Jablanicë:a) 3 komunat të bashkohen sa më parë me Kosovënb) të njihen si në rastet e tjera të spastrimit etnik e drejta e pronës, e drejta e rikthimit në trojet stërgjyshore, duke filuar me të njohurit në Kosovë si muhaxhirë39. Në lidhje me shqiptarët e Malit të Zi, Pazarit të Ri e Sanxhakuta) të ndalet boshnjakëzimi i tyre i vazhdueshëm nëpërmjet njohjes prej Serbisë e Malit të Zi, së të drejtave të tyre kombëtare si shqiptarë, veçanërisht hapja e menjëhershme e shkollave shqipb) tu njihen si në rastet e tjera të spastrimit etnik, e drejta e pronës dhe e drejta e rikthimit në trojet stërgjyshore, duke filluar me të njohurit në Shqipëri si podgoriçanë.40. Në lidhje me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ngjashëm me ndërtimin e BE-së të krijohet një treg i përbashkët shqiptar dhe institucionet e nevojshme41. Në funksion të njohjes ndërkombëtare të së drejtës së Bashkimit, si e drejtë e shenjtë historike dhe bashkëkohore, Kosova ta ndryshojë me referendum emrin në Dardani ose Shqipëria e Veriut42. Ngjashëm me NATO-n, si dhe me statutin e NATO-s , Shqipëria dhe Kosova të formojnë një aleancë ushtarake mbrojtëse43. Ngjashëm me FRONTEX-in e Bashkimit Europian, të krijohet një repart special i përbashkët për kontrollin e kufijve të Shqipërisë dhe Kosoves44. Kosova të heqë nga kushtetuta nenin e pakos së Ahtisarit, që ndalon bashkimin dhe të mbahen referendume për bashkim në të dy shtetet45. Pas Bashkimit, natyrën e shtetit dhe Kushtetutën, bazuar tek parimet e shtet-kombit, demokracisë e kapitalizmit, ta vendosin shqiptarët me referendum……………………………………………………………………………………….EKONOMIAKrahas denoncimit të korrupsionit, grabitjes së buxhetit të shtetit, abuzimeve të konçesioneve dhe PPP-ve, gjobvënies ndaj bizneseve, borxhit publik të papërballueshëm, kriminalizimit e kanabizimit të ekonomisë etj, për transformimin e ekonomisë duhen :46. Hetim financiar i koncesioneve dhe PPP-ve, heqja e licensave dhe ndëshkim sipas ligjit për abuzuesit 47. Ndëshkim i ashpër i ekonomisë kriminale kudo që gjendet dhe me çdo formë; heqje licensash, sekuestrime, konfiskime deri në burgosje 48. Kanalizimi i të ardhurave nga ndëshkimet financiare dhe konfiskimet në një fond të posaçëm për investime me interes publik parësor ( shkolla, spitale etj)49. Ligje anti-trust me ndëshkime penale (si në Amerikë) për të parandaluar kapjen e plotë të ekonomisë nga pak oligarkë, si dhe për të forcuar konkurrencën e lirë 50. Zëvendësimi i koncesioneve në sektorët strategjikë dhe shërbimet e ofruara prej shtetit me shoqëri aksionere të posaçme, me kuota shtetërore e kuota private, mundësisht prej emigracionit 51. Ligj i drejtë dhe i ndershëm për pronat, që të vendosë sa më parë drejtësinë dhe t’i hapë rrugë investimeve të bllokuara prej kaosit pronësor të këtyre 30 viteve 52. Në bujqësi; subvencione, infrastrukturë grumbullimi e ruajteje, financime, kredi e garanci shtetërore, në funksion të sigurisë ushqimore dhe eksporteve 53. Në industri Europa po kryen Revolucionin Industrial 4.0, Shqipëria në shek XIX; subvencionim e sistem fiskal favorizues për aktivitetet manifakturiere me vlerë të shtuar54. Në tregti e shërbime, zhdukja e monopoleve dhe oligopoleve, për të favorizuar konkurrencën e lirë dhe punësimin në ndërmarrjet e vogla e të mesme55. Kthimi i turizmit kulturor, krahas atij bregdetar e malor, në përparësi strategjike, në funksion të punësimit e hyrjes së valutës, por edhe për ngritjen e imazhit dhe prestigjit kombëtar56. Në shërbimet financiare; hapja e Bursës shqiptare dhe ndërtimi i një infrastrukture bashkëkohore financiare, në funksion të krijimit të sistemit financiar modern dhe mbledhjes së valutës e titujve financiarë të huaj57. Punësimi si e drejtë, por edhe detyrim ndaj dinjitetit të çdo shqiptari, në funksion të ”Betejës per punësimin” dhe për zhdukjen e eksportit të detyruar të krahut të punës58. Rritja e pensioneve, rrogës minimale, asistencës sociale dhe asistencës së papunësisë, në funksion të solidaritetit kombëtar dhe nxitjes së konsumit59. Indeksimi i detyrueshëm me inflacionin i të gjitha pagave me kontrata shumëvjecare, për të ruajtur fuqinë blerëse të konsumatorëve dhe vlerën reale të pagave 60. Investime të ndjeshme shtetërore në infrastrukturat rrugore, hekurudhore, energjitike si dhe infrastrukturat e shërbimeve të ofruara prej shtetit, në funksion të ”Betejës për infrastruktura moderne”61. Politika ekonomike e fiskale, që favorizojnë eksportet e mallrave me vlerë të shtuar dhe shërbimeve cilësore, në funksion të ”Betejës për eksportet” ,si dhe kthimit eventual në ekonomi eksportuese 62. Politika monetare të Bankës Kombëtare në drejtim të një inflacioni të qëndrueshëm (3-5%), në funksion të konsumit, eksportit dhe bilancit tregtar63. Krijimi i një Banke Publike të Investimeve, për të ndihmuar bizneset e vogla e të mesme në zonat më të varfëra të vendit 64. Krijimi i një Instituti Ekonomik të posacëm për të ndihmuar emigrantët që dëshirojnë të kthehen e të investojnë 65. Politika fiskale favorizuese deri ne 3 vjet për bizneset e reja në sektorët bujqësorë e industrialë me vlerë të shtuar 66. Sistem taksimi dinamik, modern dhe transparent, në funksion të investimit, konsumit të mallrave vendore dhe eksportit 67. Zgjerimi, rritja e diferencimi i taksave indirekte për mallrat reale të luksit dhe ulja për produktet bazë (si kafeja ose karburantet)68. Ulja e barrës fiskale mbi karburantet dhe energjinë elektrike për aktivitetet prodhuese, me qëllim lehtësimin e transporteve dhe uljen e kostove të prodhimit 69. Rritja e buxhetit për arsimin në të paktën 5% të GDP-së dhe program i posaçëm për kthimin e trurit (brain gain), në funksion të rritjes së cilësisë së mallrave e shërbimeve vendore, nëpërmjet forcës së kualifikuar të punës70. Fuqizimi i kompanive në sektorët strategjikë nëpërmjet politikave të kampionëve kombëtarë të ekonomisë 71. Rishikimi i të gjitha marrëveshjeve tregtare ndërkombëtare dhe tarifave doganore që janë në fuqi, duke përdorur kriteret e interesit kombëtar dhe tregtisë së ndershme72. Politika të posaçme fiskale në favor të pastërtisë e mbrojtjes mjedisore, në funksion të cilësisë së jetesës dhe nxitjes per instalimin e teknologjive te reja me produktive73. Ndërmarrja e të gjitha hapave ekonomikë, juridikë e politikë, sipas shembullit të BE-së për bashkimin ekonomik të trojeve shqiptare, krahas përpjekjeve për bashkim politik74. Heqja e çdo tarife doganore ndaj Kosovës në funksion të njësimit të plotë doganor, si dhe heqja çdo pengesë ligjore e burokratike për qarkullimin e lirë të shqiptarëve75. Krijimi i një tregu të përbashkët Shqipëri-Kosovë me rregulla të njëjta për të gjithë76. Krijimi i një tregu energjitik të përbashkët dhe politikave të orientuara kah burimeve energjitike specifike të Shqipërisë e Kosovës77. Krijimi i një Banke Qendrore Mbarëkombëtare, si dhe adoptimi i monedhës së përbashkët, LEK, nga shteti i Kosovës, në funksion të sovranitetit monetar të përbashkët78. Krijimi i një Borxhi Publik të përbashkët, në respekt të barrave fillestare të dy shteteve79. Ndjekja e politikave ekonomike e fiskale të përbashkëta të bazuara tek avantazhi i krahasuar80. Bashkërendimi i sistemit të taksimit në funksion të njëjtësimit në të ardhmen______________________________________________MERGATA DHE GJUHA SHQIPEPër një mërgatë të organizuar, që bashkëvepron për interesat e shqiptarëve, që ruan identitetin, si dhe gjuha shqipe si ngjizëse e identitetit kombëtar dhe si shtëpia e qenies shqiptare.81. Vota elektronike për gjithë shqiptarët etnikë në emigrim/Diasporë82. Vendosja e kuotave të detyrueshme të Diasporës në listat e deputetëve83. Ngritja e shkollave shqipe në Europë e Amerikë, shkollave e programeve online si dhe programeve televizive shtetërore të dedikuara për mësimin e shqipes84. Konform ligjeve të BE të ndikohet që në Greqi dhe vende të tjera ku, në ato shkolla, që mbi 20% e fëmijve janë shqiptarë, të zbatohet ligji i miratuar nga BE që të kenë 2 orë mësim të gjuhës shqipe në javë.85. Konform kushtetutës dhe kartës së OKB-së për të drejtat e njeriut, të ushtrhet ndikim që arvanitëve të Greqisë dhe shqiptarëve të Turqisë t’u njihet e drejta e shkollimit në gjuhën amtare86. Unifikimi i ambasadave dhe konsullatave të Shqipërisë e Kosovës dhe zgjerimi i numrit të konsullatave të përbashkëta për zona ku të përmblidhen 50 mijë shqiptarë87. Krijimi i një Fondi Financiar Mbarëkombëtar me qendër në vende të sigurta, si Zvicër ose Amerikë, me kuota, pjesëmarrje e degë vullnetare88. Ngritja e një Këshilli Mbarëkombëtar të Shoqatave, Sipërmarrësve dhe Intelektualëve shqiptarë në mërgim89. Ndërtimi i një baze të dhënash për punësimin, ku me të njëjtin kualifikim e pagë, shqiptarët të kenë mundësi të zgjedhin për punësim shqiptarët90. Në shembullin e shqiptarëve të Rumanisë, kolonisë së famshme të Bukureshtit, të cilët kanë parti shqiptare dhe 1 deputet në parlamentin rumun, të mundësohen parti të tilla kudo në Diasporë, që të përfaqësojnë shqiptarët 91. Të thirren të gjitha seminaret dhe konferencat e nevojshme me gjuhëtarë, shkrimtarë e studiues të gjuhës shqipe, për sheshimin e mosmarrëveshjeve brendagjuhësore të çdo lloji92. Të vazhdohet mësimdhënia, krahas letersisë, deri në fund të shkollës së mesme si dhe në fakultetet e gjuhësisë e filologjisë të rifuten lëndët e gramatikës historike e etimologjisë 93. Të nxitet e financohet, posaçërisht e në çdo formë të shkruar e të folur, në zonat e përziera gjuhësore94. Të mundësohet hulumtimi i thelluar dhe i specializuar gjuhësor në nivel akademik i iliristikës dhe pellazgologjisë dhe të reformohet albanologjia mbi kritere të mirëfillta shkencore95. Të riformulohet ligji për gjuhën shqipe dhe të përballen me ligjin të gjithë ata që punojnë kundër gjuhës shqipe, si dhe të rishikohen dhe tu bëhet oponencë e vërtetë shkencore veprave me pasoja të rënda kundër gjuhës shqipe e kombit shqiptar96. Të thirren të gjitha seminaret dhe konferencat e nevojshme me gjuhëtarë, shkrimtarë e studiues të gjuhës shqipe, për sheshimin e mosmarrëveshjeve brendagjuhësore të çdo lloji97. Të krijohet një fond i përbashkët, me qëllim promovimin e autorëve, të cilët krahas vlerave artistike, ideore e shqipëruese, synojnë përmes veprave te tyre, lartësimin e shqipes dhe ngritjen e prestigjit të saj98. Të shpallet Dita Botërore e Gjuhës Shqipe, e cila të njihet si festë zyrtare, me qëllim bashkimin në një festë e të gjithë shqiptarëve anembanë botës, përfshirë arbëreshët e Italisë, arvanitët e Greqisë, arnautët e Turqisë etj.99. Të synohet ngritja e shqipes në gjuhën kulturore të Ballkanit, për 4 arsye kryesore:a) si bindje e besim për thesaret e gjuhës shqipeb) pashmangshmëria historike e zhvillimit të sajc) si projekt për parandalimin e asimilimit të shqiptarëve në sllavë, grekë e turqd) rikthimin e shqiptarëve të asimiluar në përkatësinë e plotë kombëtare100. Të kërkohet prej UNESCO-s, shpallja e gjuhës shqipe si pasuri e njerëzimit, me qëllim të menjëhershëm sensibilizimin botëror për gjendjen e rrezikuar të shqipes në Greqi, Maqedoni, Serbi e Mal të Zi dhe në rast njohjeje pasjen e mbrojtjes së UNESCO-s.