Thirrje për anëtarësim! ShpërndajeMiq, dashamirës e përkrahës të F. Albana dhe Lëvizjes Aleanca Kombëtare: kemi nisur bashkarisht një udhëtim fisnik dhe do të përpiqemi me të gjitha forcat e me ndihmën tuaj, që ta kthejmë Lëvizjen Aleanca Kombëtare në një forcë të pandalshme, për shtet-kombin e gjithë shqiptarëve, largimin e kastave kleptokratike dhe që çdo shqiptar të ketë punë, drejtësi, dinjitet e mirëqenie.Duhet të jemi të shumtë, të vendosur, të përgjegjshëm e të bashkuar, sepse sfidat që kemi para janë të panumërta, por të përballueshme, janë të vështira, por të kapërcyeshme dhe vetëm të bashkuar mund t’i arrijmë gjithë synimet tona.Në strukturën drejtuese nuk ka asnjë person të lidhur me poste me klasën politike, por aktivistë të shoqatave të ndryshme patriotike e qytetare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Diasporë. Struktura është e hapur dhe e përkohshme, deri në Asamblenë e Përgjithshme të Lëvizjes, e cila do të marrë vendimet në bazë të parimit, një anëtar-një votë.Prandaj, ftojmë gjithë anëtarët dhe mbështetësit e F. Albana dhe shoqatave bashkëpunuese që të anëtarësohen sa më parë në Lëvizjen Aleanca Kombëtare.Për anëtarësim ju lutemi na dërgoni vendbanimin dhe numrin e telefonit që përdorni në aplikacione e rrjete sociale.Për shkak të kovidit dhe ndalimeve të tubimeve, është i domosdoshëm numri i telefonit në aplikacionet e rrjetet sociale, në mënyrë që organizimi të vijojë pandalshëm dhe secili të shfrytëzojë të drejtën e votës dhe transparencës.Struktura drejtuese e Lëvizjes Aleanca Kombëtare, duke e nisur me aktivistët e Fondacionit Albana e më tej me aktivistët nga shoqatat bashkëpunuese, por edhe me koordinatorët e grupeve tona të Diasporës.
1- Bledar Dika2- Agron Dalipaj3- Sulejman Abazi4-Arnela Furriku5- Daim Hiseni6- Lule Isufi7- Daniel Gjoni8-Frashër Racaj9- Valbona Karanxha10-Enriko Ceko11-Muhamet Aliu12-Aleksandër Hasanas13-Bajram Zendeli14-Jurgen Vladi15-Verdat Kolonja16-Ledjan Prifti17- Ndoj Mhilli18- Xhevahir Lekaj19- Ardit Baliko20- Zyrafete Loshaj21- Perparim Gjeka22- Vaid Seidi23- Eduard Abdiaj24- Muhamed Jashari25- Aldo Deliu