Te dashur miq dhe dashamirës, Fondacioni Albana është shprehur dhe investuar qartë në cështjen kombëtare. Gjithashtu statuti, platformat dhe pikat tona programore kombëtariste ngerthejnë cështje të natyrave të ndryshme të cilat kanë emërues të përbashkët ringritjen kombëtare të shqiptarëve. Çështja kombëtare nuk mundet të anashkalojë dashamiresit e shqiptarizmës, aleatin kryesor të shqiptarëve në mbare boten… Ameriken. Rikujtojmë këtu dy aktet madhore historike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në favor te shqiptarëve. Akte këto që kanë mundësuar vetë ekzistencën dhe përvijimin e etnisë dhe shqiptarisë në trojet e saj etnike. Flasim per veton e Presidentit Wilson ndaj planeve ogurzeza te Fuqive evropiane te pasluftes se Pare Boterore me fqinjet tane serbe e greke për të gjymtuar dhe likujduar në mënyre definitive trojet shqiptare dhe ndërhyrjen ushtarake te Amerikës në Serbi për të frenuar gjenocidin kafshëror të serbëve ndaj shqiptarëve etnik. Pra siç na meson historia dhe pa e harruar atë, nuk mundet që të flasim për cështje kombëtare pa konsideruar dhe vlesuar me seriozitet dhe pjekuri ngjarjet e gjeopolitikës. Në këto kohë aleati ynë historik, Amerika, ndodhet në një konflikt ushtarak me Iranin. Pavarësisht distancës, Shqipëria është investuar edhe pse në mënyrë indirekte, krah Amerikës në këtë konfliktë duke strehuar mijera Iranian opozitar (muxhahedin). Natyrisht Fondacioni Albana, duke u drejtuar nga fryma e solidaritetit, e ndërgjegjes dhe buon-sensit njerëzor e refuzon luftën dhe pasojat e saj mbi të pafajshëm si mjet për të zgjidhur konfliket aty ku ka mundësi për paqe dhe dialog brenda logjikes dhe arsyes. Por shpeshherë logjika dhe arsyea nuk arrijnë të bejnë levë aq sa duhet ndër palët, dhe ne shqiptaret jemi deshmitar të drejtpërdrejt për këtë, me dy gjenocide mbi supet e kombit nga shovinizmi i fqinjeve tanë. Në këtë kuptim pa pretenduar gjithashtu se opinioni ynë mund të ketë ndonjë vlerë përfillshmërie në rrjedha kaq të mëdha gjeopolitike, ne gjithsesi shprehim hapur dhe qartë qendrimin tonë pro Amerikës në ketë konflikt i cili u kërkua të përshkallëzohej më tej nga Irani me bombardimet mbi bazat ushtarake Amerikane ne Irak dhe u frenua nga Presidenti Trump me vendimin për të mos bombarduar. Në Shqipëri diskursi politik e mediatik për këtë cështje është shqetësues. Grupe dhe gazetarë të caktuar janë duke e trajtuar dhe diskutuar cështjen nëpërmjet një komunikimi të rafinuar e me axhendë të qartë propagandistike dhe opinion-bërëse në emër të shoqërive të hapura ultrasocialiste apo atyre kozmopolite e neoliberale kinse Amerika na qenkërka luftënxitëse. Në këtë mënyrë na ofrohet antagonisti dhe në të njejtën kohe na sygjerohet e “mira” që nis nga minishengeni ballkanik e përfundon në stepat e Rusisë. Për fat të keq ky komunikim subliminal ka gjetur rrënje në disa shqiptare, e në të tjerë naïve që ripropozojnë komunikime të tilla. Fodacioni Albana edhe njehere i rikujton Shqiptarëve që aleati i vetëm i vertetuar historikisht i shqiptareve është Amerika.