Duke marrë parasysh detyrimet statutore të Fondacionit Albana dhe nismën e saj për refomimin e sistemit zgjedhor; paraqesim platformën tonë e cila do t’i prezantohet në rrugë legale edhe komisiioneve parlamentare përgjegjese për reformimin e Kodit Zgjedhor.
Ndryshmet kushtetuese te vitit 2008 i dhanë jetë sistemi zgjedhor aktual. Pas një akti kriminal ndaj demokracisë parlamentare dhe përfaqësimit politik në përgjithësi, tanimë të gjithe janë ndërgjegjësuar dhe kërkojnë një reformim rrënjësor të sistemit tonë zgjedhor. Sistemi aktual ka shkëputur përfundimishtë përfaqësuesin nga të përfaqësuarit, jo vetëm në kuptimin e përfaqësueshmërisë si shëmbëlltyrë, por edhe në kuptimin e përfaqësimit të një vullneti hipotetikisht unitar (vullnetit të kombit), pra ka humbur krejtësisht raporti ndërmjet tyre dhe rrjedhimisht llogaridhënia. Ky sistem ka sjellur një përmbysje të demokracisë parlamentare në favor të një diktature çezariste. Ku rolin e çezarit e bejnë liderët e partive politike që hera herës shkëmbejnë skeptrin e pushtetit. Situtata politike fale këtij sistemi kriminal ndaj demokracisë e ka degraduar hapësirën politiken në dy feude që i përkasin partive politike. E ka kthyer parlamentin ku, injorantë, sharlatanë, kriminelë, përdhunues, trafikantë, analfabetë, njërëz qëkanë hyrë të rinj e po plaken aty, që kanë hyrë të varfër dhe kanë venë miliarda në kurriz të shqiptarëve, kanë zë e flasin me kombin dhe për kombin. Ne besojmë që secili shqiptar i thjeshtë dhe i ndershëm nuk ka të krahasuar me këta përfaqësues. Për keto arsye, zgjedhjet janë momenti më emblematik, akti sublim i ngjizjes së vetë shtetit apo modelit demokratik të tij, ku populli (me interesat dhe kërkesat e tij, në të gjithë larminë që e karakterizon) vendos rreth kompozimit të institucioneve, në të cilat do të përfaqësohen, ndërmjetësohen dhe përndiqen interesat e qytetarëve dhe të vetë kombit.
Përtej këtij denoncimi, Fondacioni albana paraqet edhe zgjidhjen. Një zgjidhje ideale krejtësisht e realizueshme që do t’i jepte fund hegjomonisë së kësaj kaste politike që po na mban peng tanimë prej gati cerek shekulli. Një zgjidhje që do të mundësonte qarkullimin e elitave dhe thërmimin e këtij sistemi të kalbur.
Në këtë kuptim në parashtojmë si më poshtë pikat dhe ndryshimet që duhet të pësoj kodi jonë zgjedhor në mënyrë që të shkëpusë përfaqësimin politik nga uzurpimi i feudalëve të poltikës së Shqipërsië dhe rrjedhimishtë të ringjall demokracinë përfaqësuese.
Pikat e platformës
1. Sistemi Zgjedhor
Sistem Zgjedhor i Përzier: 60% Proporcional Kombetar dhe 40% mazhoritar i thjeshte (first past the post)
Qëllimi i sistemeve të përziera është të arrij rezultate, ose më mirë, të prodhojë efekte të ndryshme nga sistemet mazhoritare dhe proporcionale. Pra këto sisteme nuk janë ideuara për të qenë thjesht një kategori e tretë mekanizmash të trasformimit të votave në mandate, por edhe për të qenë sisteme të afta që të krijojnë efekte në rendin politik ku ato veprojnë. Sistemi i përzier duhet të krijoj një ekuilibër midis alternativave mazhoritare dhe atyre proporcionale. Të quajtura ndryshe edhe si sisteme korrektive, ato i bashkangjisin mazhoritarit një kuotë proporcianale, në mënyrë që të racionalizojnë përfaqësueshmërinë atje ku mazhoritari do të penalizonte përfaqësimin e partive të vogla. Ndërsa nga ana tjetër i bashkangjisin proporcionalit, atje kur ky prodhon instabilitet qeverisës, një prag elektoral për partitë e vogla që kërkojnë të përfaqësohen.
a) Metoda e kuotës së mazhoritarit të thjeshtë
• 40% e 140 deputetëve të zgjidhen me mazhoritar të thjeshtë në zona zgjedhore njëemërore
b) Metoda e kuotës së Proporcionalit
• 50% e 140 deputeve të zgjidhen nga votuesit sipas metodës Sainte-Laguë-
• Në të njejtën mënyrë 10% e 140 deputetëve të zgjidhen nga votat e emigracionit sipas metodës Sainte-Laguë.
II. Pragu zgjedhor për proporcionalin
a) Pragu zgjedhor për Koalicionet e partive të jetë 5%
b) Pragu zgjedhor për Parititë Politikë që garojnë të vetme të jetë 2.5%
c) Pragu zgjedhor për subjektet zgjedhore “kandidatë apo listë kandidatësh nga një grup zgjedhësish”, të jetë 1.5%
Pragu zgjedhor 2.5% të partive që garojnë të vetme, do të favorizonte partite e reja emergjentë që dalin përtej sistemit partiak ekzistues e kështu nuk do të ishin të penalizuara por të nxitura për të përfaqësuar ato masa të popullsisë që aspirojnë për ndryshime në klasën politike.
Pragu zgjedhor 1.5% për subjektet zgjedhore “një grup zgjedhësish”, kërkon të veproj në kuadër të forcimit të instrumentave të demokracisë së drejtëpërdrejtë. Në këtë kuptim një grup zgjedhësish (zakonisht 5 mijë për një kandidat të vetëm në rang kombëtar dhe 50 mije për listë kandidatësh gjithnjë në rang kombetar) kanë të drejtë të propozohen si alternativë politike. Fakti i mbledhjes së firmave nga vetë qytetarët dhe angazhimi i tyre i drejtëpërdrejtë për tu përfaqësuar pa ndërmjetësinë e partive politike, si shprehi e demokracisë pjesmarrëse, duhet motivuar me një prag më të ulët, pra në 1.5%.
III. Mënyra e Votimit dhe numërimit të votave
a) Varianti I
Votim dhe numërim elektonik nëpërmjet teknologjise blockchain e cila përdoret edhe ne kriptovalutë.
b) Varianti II
Votim dhe numërim elektronik duke përdorurur tekonologjinë end to end si në rastin e zgjedhjeve në Zvicër.
c) Varianti III
Votim klasik nëpërmjet fletëve prej letre ku processi monitorohet nga task force e SPAK.
IV. Fleta e Votimit
Fleta e votimit të jetë me kandidatët e mazhoritarit dhe me listat e hapura të proporcionalit, të kryesuara nga kandidati per kryeministër i ndjekur nga kandidatët e tjerë, dhe ku zgjedhesi mund të shenjoj preferenzën për kandidatin e preferuar.
V. Krimi zgjedhor dhe kontrolli I finacimeve partiake
Të zgjerohen kompetencat e SPAK-ut edhe për krimet elektorale. Vjedhja votave, blerja e tyre, fallcifikimi I listave zgjedhore dhe çdo lloj akti apo fakti që ka si qëllim tjetërsimin e vullnetit politik të zgjedhësve nëpërmjet votës, të jetë lëndë esklusive hetimore e SPAK-ut.
Spak të ketë kompetenca të ngrij organe ad hoc per mbikqyerjen e proçesit zgjedhor. Organi ad hoc per procesin zgjedor në gjirin e Spak, duhet të monitoroj financimet e partive dhe gjithashtu procesin zgjedhor në ditën e votimit. Në raste shkeljesh, të proçedoj me arrestimin në flagrancë të subjekteve të involvuara në shkelje.
VI. Parashikimi i instrumentave të demokracisë së drejtpërdrejtë: Referendumi propozitiv
Nëse një nismë popullore e mbështetur të paktën nga 50 mijë vota, për miratimin e një ligji nuk miratohet nga kuvendi atëherë brenda një kohe të caktuar propozimi I ligjit pas verifikimit mbi kushtetuetshmërinë e tij nga Gjykata Kushtetuese, kalon në referendum popollor dhe miratohet nëse 50% + 1 e votuesve shprehen po ndaj ligjit. Referendumi të quhet I rregull nësë të paktë 25% e votuesve marrin pjesë në të.