Te shtunën në sallën e konferencave të Hotel Emerald në Prishtinë, u zhvillua një tryeze e rrumbullakët me intelektualë e aktivistë të ftuar prej disa qyteteve të Kosovës dhe Kosovës Lindore.
Qëllimi i takimit ishte ngritja e një grupi nismëtar te F. Albana për Kosovën dhe Kosovën Lindore. Gjatë takimit, në një atmosferë patriotike, shprese e besimi të ndërsjelltë, intelektualët e mirënjohur, diskutuan rreth problemeve të sotme dhe atyre historike që mundojnë shqiptarët e zemrës së Dardanisë, si edhe çështjen kombëtare e problemet e arsimit, veçanërisht në Kosovën Lindore . Po ashtu u diskutua rreth platformave e qëllimeve të F. Albana dhe për përpjekjet e nevojshme që do të mundësojnë jetësimin e tyre.
Përzgjedhja e anëtarëve të grupit nismëtar u përmbush nëpërmjet propozimeve dhe miratimit të të pranishmëve. Kriteret e përzgjedhjes të përdorura ishin kontributi në çështjen kombëtare dhe Pavarësinë e Kosovës, profesionalizmi, kriteri gjeografik, barazia gjinore dhe aktivizimi në çështjet publike me interes kombëtar.
Rritja e peshës intelektuale që u mundësua prej takimit në Prishtinë është një vlerë substanciale që iu shtua F. Albana dhe misionit tonë të përbashkët.