Sot, më 22 gusht 2019, në mjediset e Qendrës për integrim në Luzern të Zvicrës u mbajt një takim i shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, si dhe nga Shqipëria.
Takimi kishte për qëllim themelimin e Fondacionit ALBANA për Zvicrën.
Përfaqësuesi i Fondacionit Albana nga Tirana, z. Artur Furriku, njoftoi për rrjedhat e fondacionit Albana. Në takim u diskutua për 3 platformat dhe 2 nismat e Fondacionit Albana, të cilat në fund të takimit u pranuan dhe u nënshkruan nga të pranishmit.
Nga të pranishmit në takim u themelua Këshilli Nismëtar i Fondacionit Albana për Zvicrën prej dhjetë personash.
Si përfundim nga mbledhja u caktuan tre vetë për punët nismëtare në të ardhmen.
-Florim Useini,
-Bajram Zendeli
-Qenan Hamdiu.
– Këshilli nismëtar do të punojë për formalizimin e degës për Zvicrën të Fondacionit Albana.
– do të njoftohen dhe kontaktohen të gjithë afaristët shqiptarë në Zvicër.
– si dhe informimi dhe bashkëpunimi me shoqatat e shumta që funksionojnë në Zvicër.
Më datë 22 gusht, Luzern, Zvicër.