• info@fondacionialbana.org
  • ENG
  • ALB
Hapet në Londër dega e re e Fondacionit AlbanaHapet në Londër dega e re e Fondacionit AlbanaHapet në Londër dega e re e Fondacionit AlbanaHapet në Londër dega e re e Fondacionit Albana
  • Kreu
  • Fondacioni
  • Përqasje
  • Hulumtime
  • Peticion
  • Kontakt

Hapet në Londër dega e re e Fondacionit Albana

August 12, 2019

Miq e dashamirës,
thirrjes së Fondacionit Albana për bashkëpunim e organizim iu përgjigjën edhe shqiptarët e Londrës. Pas disa takimesh paraprake me patriotë që banojnë në Londër, Fondacioni Albana shpall hapjen e degës së re. Kjo është dega e dytë e Fondacionit në Europë, pas asaj të hapur në Romë, më 28 korrik.

Në takimet e zhvilluara me shqiptarët e Londrës, u trajtuan çështjet e rëndësishme, si gjendja e krizës së thellë ku gjendet Shqipëria, fundi i së cilës nuk duket askund apo çështja kombëtare, të cilës politika i punon vazhdimisht kundër. 
Po ashtu vend të rëndësishëm zunë problemet e emigracionit në përgjithësi; vota e emigracionit, shkollat shqipe, dokumentet etj, si dhe në veçanti ato të komunitetit shqiptar në Angli, tashmë që Anglia do të dalë prej Bashkimit Europian.

Shqiptarët e Londrës shprehen besimin e plotë tek Fondacioni Albana, tek qëllimet, platformat dhe nismat që kemi ndërmarrë, duke pranuar të jenë pjesë e projektit të përbashkët dhe të punojnë bashkarisht për përmbushjen e qëllimeve dhe synimeve të Fondacionit.

Ju lumtë Londra !

Miq, ky është një premtim i mbajtur; ne do të jemi përkrah çdo shqiptari, çdo grupimi e çdo shoqate patriotike që dëshiron bashkëpunim të sinqertë, qoftë si aleatë e qoftë si bashkëudhëtarë nën emrin e Fondacionit Albana.

Shënim: fotot janë bërë në Inverness Tarrace, ku gjendet busti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Shpërndaje

Adresa: Rruga “Komuna e Parisit”, Njësia nr.5, Tiranë

  • info@fondacionialbana.org
© 2019 Fondacioni Albana. All Rights Reserved.