Projekti për votën e emigrantëve ka hedhur hapin e parë konkret. Thirrjes së emigrantëve në Romë, fondacioni iu përgjigj pozitivisht duke hapur degën e vet të parë në Diasporë.
Në takimet e zhvilluara u diskutua për problemet e shumta që hasin emigrantët, jo vetëm per votën, por për shkollat shqipe për fëmijët e tyre, problemet e dokumentave, si edhe problemet urgjente të gjendjes në Shqipëri dhe të çështjes kombëtare.
Shqiptarët e Romës të pranishëm përqafuan plotësisht platformën dhe qëllimet e Fondacionit Albana duke u bërë kështu pjesë e programit të përbashkët.
Ata që na kanë ndjekur e dinë që vota e emigrantëve nuk ishte parashikuar në 10 pikat fillestare, por pas propozimeve të shumta nëpër komente, ne e përfshimë në 10 pikat e platformës.
Duam të falënderojmë të gjithë ata miq e dashamirës që propozuan këtë pikë për platformën. Ky është suksesi ynë i përbashkët.
Duam edhe një mendim përsa i takon shtrirjes në Diasporë:
-A mendoni se është e drejtë që Fondacioni të përhapet sa më gjerë e sa më shpejt në Diasporë ?
Ju lutemi një mendim për këtë nëpër komente, qofshin pozitive e qofshin negative.
P.s. Fotot te Përmendorja e Skënderbeut në Piazza Albania, Romë