Populli me një pjesëmarrje kaq të ulët i dha një goditje të fortë klasës politike dhe politika duhet të ulet të bëjë reformën elektorale. Ajo që duhet të ndodhi tani, është një dialog midis partive për të gjetur zgjidhjen e krizës politike Erjon Dervishi nga Gazeta Shekulli. Mungesa e opozitës në zgjedhjet e djeshme lokale, është një shenjë që sistemi aktual elektoral në Shqipëri ka rënë. Domosdoshmërinë për të ndryshuar dhe reformuar sistemin elektoral në vend, e ka kërkuar edhe Ndihmës Zëv. Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer. I këtij mendimi është edhe studiuesja dhe historiania e njohur Elena Kocaqi. Në intervistën për gazetën “Shekulli”, Kocaqi thekson se, nga votimet e djeshme rezulton se populli shqiptar i dha një shuplakë të fortë klasës politike. Çfarë pritet të ndodhë pas këtyre zgjedhjeve? Ajo që duhet të ndodhi është një dialog midis partive për të gjetur zgjidhjen e krizës politike.
Këto zgjedhje janë të njëanshme, pa dekret presidencial dhe me KQZ dhe një Kolegj Zgjedhor që nuk janë të pavarur. Zgjedhjet nuk plotësojnë kriteret juridike të vlefshmërisë ndaj Gjykatës Kushtetuese që nuk ekziston ende, duhet të shprehet për to. Populli me një pjesëmarrje kaq të ulët i dha një shpullë të fortë klasës politike dhe ndaj politika duhet të ulet të bëj reformën elektorale, duke filluar së pari me ndryshimin e sistemit elektoral. Politika nuk e kupton sesa e ka lodhur popullin dhe ai ka humbur besimin. Nëse palët nuk dialogojnë, situata do të jetë e rëndë dhe Presidenti i Republikës me gjithë faktorin ndërkombëtar duhet ti japin zgjidhje situatës. Besoni se roli i ndërkombëtarëve në këtë proces ishte deciziv për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve? Ndërkombëtarët duhet të ishin treguar më të kujdesshëm në deklaratat e tyre, se ky vend është i Shqiptareve dhe populli Shqiptar i dha një shpulle edhe faktorit ndërkombëtar që e ka injoruar atë deri me sot, por që ka pasur edhe kundër. Faktori ndërkombëtar duhet të kërkoj zbatimin e atyre standardeve që kanë në vendin e tyre. A ndodh që një parti mos të zbatoj dekretin e presidentit, a ndodh që të ketë zgjedhje me një parti në vendin e tyre. Jo, atëherë duhet të kërkojnë standardet e vendit të tyre dhe duhet me qenë më të kujdesshëm me popullin Shqiptar. Nga ana tjetër Shqiptarët duhet të marrin vet në dorë fatet e veta.
Askush nuk e do Shqipërinë më tepër se Shqiptarët, ndaj si qytetarë duhet të jemi më të përgjegjshëm. Populli foli, ai bojkotoi dhe kur flet populli të tjerët heshtin. Nuk mund të shpall fitoren askush, bojkoti ishte shenjë e protestës masive qytetare, që si faktori vendas politik dhe ai ndërkombëtar duhet ta lexojë mirë dhe ta respektoj. Mund të flasim se këto zgjedhje ishin krejtësisht politike dhe në kundërshtim me parimet e demokracisë liberale? Zgjedhjet ishin një partiake dhe nuk kanë lidhje me standardet e demokracisë që zbaton perëndimi. Por këto zgjedhje për herë të parë nxorën një popull shqiptar të pjekur por edhe të lodhur nga politika. Shumica e bashkiakëve të zgjedhur me ketë pjesëmarrje nuk kane legjitimitet për të qeverise shqiptarët. Plus që me dekret të presidentit këto janë zgjedhje të paligjshme, pasi ai ka caktuar datën 13 tetor, kështu që do kemi zgjedhje sërish.