V. Karanxha
Paria, ose klasa politike shqiptare – sic e kemi quajtur- ka arritur në një gjëndje krize të thelle egzistenciale. Klanet nuk mund ta durojnë më sundimin e njërës palë mbi tjetrën. Synimi i parisë tashmë nuk është ruajtja e sistemit ku secili nga këto klane apo sekte të ndajë pjesën e tortës – paratë dhe pushtetin, por kerkon ndryshimin e rendit shoqëror dhe vendosjen e sundimit të një grupi politik, krahinor, klasor mbi tjetrin, ku cmimi që do paguhet në kurriz te popullit, dhe kombit do jetë shumë i lartë. Me arritjen e dominimit të Partisë Socialiste në të gjitha pushtetet, pa dyshim shumë janë të shqetësuar për humbjen e balancës në jetën politike, dhe për krijimin e absolutizmit të Kryeminstrit Rama. Në një sistem demokratik, ashtu sic quhemi dhe duhet të jemi, kjo vë në pikpyetje cështjen e legjitimitetit edhe sikur de juro të qëndroj.
Por cfarë ka ndodhur?
Në 1990 kur Ramiz Alia deklaroi lejimin e pluraizmit, të pakënaqurit e sistemit të mëparshëm dyndën rradhët e PD me militantë, njerëz që aderonin për lloj lloj arsyesh , që nga karriera, thjesht për një copë punë etj. Përbërja e PD vinte kryesisht nga pjesa veri lindore, lumpen proletariati në Tiranë dhe rrethe, të persekutuarit dhe disa intelektualë provincialë – nën udheheqjen e nje dore intelektualësh sharlatanë të cilët u shkëputën nga Levizja e Dhjetorit. Pra PD krijoi bazën e saj dhe sipas teorive të elitave, këta sharlatanë nën udheheqjen e Sali Berishës krijuan kupolen hierarkike e cila me ardhjen në pushtet mori kontroll të administratës dhe institucioneve. Me kalimin e viteve, dinamika e PD ndryshoi (pa e analizuar sepse eshte me se e trajtuar më përpara) dhe vazhdoi të jetë një kupolë sharlatanësh të cilëve ju shkëputën lumpeni, të persekutuarit, intelektualë të tjerë, dhe baza e saj ngeli krahinore, të cilën Sali Berisha e mbajti afër, e zhvendosi në Tiranë dhe i punësoi në administratë duke përzënë me mijra punonjës. Këta janë militanëtët e sotëm të PD që janë gati të japin jetën për kupolën. Këtu filloi dhe u konsolkidua urrejtja ndaj PD si organizatë politike. Por ka edhe më keq, PD tashmë përfaqsonte vetëm veriun. Sali Berisha nuk bëri absolutisht asnje ndryshin për lumpenin dhe të persekuturait përvecse i dha dorë të lirë spekullimit ekonomik. Këta të fundit e gjeten drejtimin e jetës së tyre në rrugë, mjete dhe organizata të tjera.
Në frontin tjetër, Partia Socialiste u riformua, por ajo ngeli me bazë në jug, më vonë me ardhjen Fondacionit Shoqëria e Hapur, PS morri tipare të tjera – atë të një organizate leftiste që promovonte pakicat kombetare, minoritet shoqërore, etnike me qëllim që të krijoj një shoqëri ta hapur ku faktori etni shqiptare të hijëzoheshe nga faktori pakica kombëtare. Dhjetra fondacione, institucione, ndërkombëtare hynë, apo erdhën në vënd dhe ish nomenklatura arriti të uzurpojë burimet financiare dhe egzekutive në këto organizata herë GO, ose NGO. Kështu baza e Partisë Socialiste ishte pak më e gjërë se ajo e PD, pasi përfshinte NGO, FRESSH, intelektualë të lozhës, pakicat, jugun enverist, ish bllokun, kozmopolitë të të gjitha ngjyrave dhe admninistratën kur i vinte rradha e rotacionit.
Ndërsa kupola e PS në dhjetë vitet e fundit u uzurpua nga Rilindja, një grup njerzish me lidhje të forta dhe burime financiare nga NGO, jashtë vëndit, dhe bazë politike të siguruar brënda. Rilindja do të vijonte politikën e fondacionit Shqëria e Hapur, politikave liberale të BE në shkëmbim të mjeteve finaciare dhe ndenjies në pushtet. Ndërkohë politika dhe propaganda militantiste e PS bazoheshe në parimin jugu te sundoj mbi “veriun” e Saliut. Me pak mjeshtëri dhe djallëzi, kupola e PS, arriti të zgjeroj rradhët e saj me pakica kombëtare, fetare, idologjike. Ky ishte dhe celsi i gjithë përplasjes. PS nuk ka absolutisht asnje interes të ulet dhe të bëj pazar me PD dhe LSI për ndarje pushteti –ajo ka numrat dhe numrat kanë vlerë. Atëhere kjo presupozon që Edi Rama ka shkelur kodin e vendosur më përpara i cili është thjesht një dakortsi mbi ndarjen e pushtetit. Mirëpo (pa përmëndur LSI). Ajo ka shërbyer si balancë në politikën e Shqipërisë me qëllim që asnjë nga këto dy kupola të mos bëhet më e fortë se tjetra kur janë në pushtet, PD dhe PS janë kthyer në dy gladitorë ku njëri duhet të vdes që tjetri të sundoj.
Tani, kupola e PD nuk mund të plotësojë asnjë kusht për të qënë elitë politike. PD tashmë nuk ka bazë solide dhe as unitet midis shtresave të saj. Për shëmbull lidërshipi i shkuar i saj është përjashtuar dhe është tërësisht i fragmentizuar. Baza e poshtme përbehët nga mercenarizmi i cili paguhet për aktivitet politik. Atëhëre me një strukturë të tillë PD pritet të shkatërrohet si forcë dhe elktorati domosdo do t’i bashkangjitet një force tjetër, të ngjashme, të djathtë, anti-jug dhe që do e refuzoj gjithmonë pushtetin e socialisteve dhe te jugut.
Në dhjetë vitet e fundit, PD u kthye në klan ku sundonte tribalizmi dhe kodi brënda për brënda. Menjëfjalë, kur ishte në pushtet, promovonte klanin, dhe kur ikte nga pushteti nuk pranonte pushtetin e palës tjetër sunduese. Mirëpo PD është detyruar herë pas here të ulet në tavolinë dhe të bëj pazare për qeverisjen, dhe kur nuk ja ka dalë pazarit, atëhere, ka parë mënyra të tjëra se si mund të refuzonte sundimin e PS.
Tani, thikat kanë dalë dhe klanet po haen me njëri tjetrin. Fitorja e Edi Ramës është thëmbra e Akilit ose pika me e dobët e tij. Duke lënë jashtë Veriun e Shqipërisë në vendimmarrje, Edi Rama dhe Sali Berisha kanë krijuar hendkun më të madh të përcarjes së vendit midis një krahine të dallueshme dhe në një konglomerati elktoral t’i siguroj PS vazhdimësi. Krahina e veriut me Sali Berishën si priatar, nuk mund ta pranoj absolutisht gjendjen aktuale. Ndërsa Edi Rama nuk ka dhënë absolutisht asnjë shkëndijë të reflektojë që një forcë politike nuk mund të dominojë sepse e kthen vëndin në një autokraci. Është cështje kohe derisa të shkallëzohet përplasja dhe të zgjerohet nga kupola në bazë, në një betejë të ashpër midis krahinave, etnive, shtetit etj. Kjo do ta coj shtetin drejt falimentimit për mos-arritje të ndalimimit të konfliktit dhe kontrollit te tij. Ka shumë gjasa që militantët e molotovit të krijojnë një force paramilitare të finiacuar nga burime të nëndheshme, ndërsa Edi Rama përderisa është në pushtet, do të përdor shtetin si instrument koerziv per të ndaluar insurgjencën e paevitueshme.
Në këtë rast, kthehemi pothuajse 70 vite më përpara, në kohën e luftës civile midis jugut dhe veriut e cila zgjati si pasojë e ardhjes në pushtet të komunistëve –dhe që është një nga zanafillat e konfliktit veri jug ose gegë dhe toskë. Problemi këtu qëndron se dinamika e aktorëve politikë ka ndryshuar sepse shteti në rastin tonë është shtet në funksion të një kupole, dhe vazhdimësisë së saj në pushtet. Dhe se fundmi kupolat në se nuk ulen të bëjnë pazarin e rradhës do të përdorin cdo lloj formule politike të eleminojnë kundërshtarin dhe të sundojnë mbi popull. Ndërsa ky i fundit ose do vazhdojë të jetojë i sunduar nën influencën e propagandës partiake, ose do destinohet të humbas identitetin dhe të futet në ujë.