Shenasi Rama.
Marre nga FB
Parpara se me u ca toka në sipërfaqe dhe me u ba një greminë e pakapërcyeshme, diku thellë nën dhe, pllakat tektonike janë përplasë me një forcë të jashtëzakonshme. Ne ia ndjejmë dridhjen tokës, por nuk ia marrim vesh dhimbjen. Edhe në këtë maskaradën e fundit politike që sindikata ndërkombëtare e krimit dhe veglat e saj në Tiranë e shitën si zgjedhje, pllakat tektonike janë përplasë keq, tërmeti u dëgjua, dhe më e keqja, toka është carë në sipërfaqe. Tashmë për shkak të një gremine të thellë dhe thuajse të pakapërcyeshme banorët e shtetit shqiptar janë të rreshtuar me vetëdije apo pa vetëdije, në dy anët e greminës. Hendeku midis palëve është ende i kapërcyeshëm por mundësia e përplasjes shumë më e madhe.
Në profesionin tim, një analizë ndërtohet mbi analiza të tjera, mbi koncepte të parashtruara më parë dhe të njohura për njerëzit. Kështu edhe argumenti paraqitet logjik dhe me kuptueshmërinë e duhur. Tani për t’i rënë shkurt, si e kam argumentuar edhe në librin tim të fundit Nation Failure, Ethnic Elites and the Balance of Poëer bashkësitë e qenësishme që ndajnë të njëjtat përvoja zhvillojnë një sintezë sigurie përmes praktikave të sprovuara dhe të përfshira në të, ia arrijnë të përballojnë rreziqet jetike. Mirëpo, bashkësia e qenësishme, etnia apo kombi dhe paria politike nuk ndajnë të njëjta qëllime. Paria duhet me mbijetue duke e përdorur dhe manipuluar sintezën e sigurisë të grupit të vet. Duke luajtur me shkathtësi me frikën e bashkësisë për mbijetesë e për siguri, paria sunduese ia arrin që të sigurojë atë që i shërben më së shumti asaj vetë: ndënjies në pushtet dhe në kontroll të shtetit. Në këtë process, thotë kjo teori, krijohen bashkësi që ndajnë fatin bashkë dhe që me kohë bëhen politike dhe do të luftojnë për marrjen e pushtetit dhe për kontrollin e shtetit. Kur nuk kanë rrugë tjetër për të garantuar mbijetesën e tyre, paria sunduese e një grupimi të caktuar e shtyn dhe e motivon këtë grupim që të përplaset edhe për jetë a vdekje me grupimin tjetër. Në këtë mënyrë, argumentoj unë, shpërbëhen kombet dhe etnitë, dhe njëkohësisht lindin etni, bashkësi që ndajnë fatin bashkë dhe kombe të reja.
Unë nuk shkruaj për shqiptarët sepse kam ndonjë interes. Përkundrazi! Në momente kritike e kam hedhur ne plehra karrierën time për të punuar për këtë komb, anipse vec sherrin ia kam pa gjithmonë e gjithkund, dhe për aq sa kam ba, vec urrejtje të pashpjegueshme kam marrë si shpërblim. Mirëpo, në këtë rast, teoria e ime është krejt relevante dhe pa asnjë modesti vendosa ta përdor për të shpjeguar rastin ku jemi.
Në përpjekjen e saj për të mbijetuar mbas vitit 1990 paria e Tiranës u shkërmoq dhe në sipërfaqe dolën identitetet dhe bashkësitë e vjetra. Ndasia kryesore në Gegni ishte midis komunizmit dhe anti-komunistëve. Ama në Toskëri ku e kishte bazën edhe sistemi i mëparshëm dhe paria sunduese e tij, ndasia kryesore ishte midis bashkësive fetare: Ortodoksët bizantinë, Bektashinjtë jenicerë, dhe pakicat në dukje të papërfillshme protestante, sunite dhe katolike. Ndasia e dytë ishte ajo krahinore, dhe këtu kishte një përputhje sepse luftërat civile që kanë ndodhur në Shqipëri kanë nisur në Toskëri dhe aty kanë qënë më të përgjakshme. Të themi ortodoksët bizantinë dolën me hanxharë në dorë dhe me flamurin e grekëve dhe masakruan shqiptarët muslimanë e bektashinj në vitet 1913-1914 dhe më pas edhe në vitet 1940-1941. Kishte një ndarje të tretë, ajo etnike. Zona, fshatra, dhe lagje të mbushura me grekë, vllehë, dhe magjypë nisën të organizoheshin në baza lokale.
Këto ishin edhe bazat e partive politike që u krijuan më pas. Sali Berisha, anipse një vegël e stërpërdorur, të cilit për fatin tim të keq, ia lashë në dorë opozitën dhe PD-në, dhe desh më hëngri edhe kokën, e kuptoi shumë shpejt se pa një bazë të vetën nuk kishte shans që të mbijetonte në përplasjen me parinë që kishte humbur pushtetin por që kishte të gjithë dijen dhe djallëzinë e mundshme dhe që do të synonte herët a vonë të merrte pushtetin. Dhe Saliu, si gjeni i të keqes përdori urrejtjen e Gegnisë kundër sistemit të mëpaërshëm. Anti-komunizmi u bë kali i tij i betejës. Kjo i solli edhe mbështetjen e një pjese të Toskërisë të dëmtuar nga lufta civile dhe nga persekutimi i mëpastajshëm. Dhe u duk se kjo masë që mbahej bashkë me manipulimin e urrejtjes për sistemin totalitar do të ngjizej në një strukturë bashkësie politike dhe partiake. Saliu e krijoi në vitin 1991-1992, e ngjizi në vazhdim, iu shkërmoq në vitin 1997. E rikrijoi mbas vitit 1998, edhe pse Toskëve të rikthyer në pushtet mbas një kryengritjeje dhe rebelimi të përdorur nga të huajt, dhe të shkaktuar nga papërgjegjësia politke e vetë Saliut, Meksit dhe e gjithë të tjerëve, iu interesonte të kishin një opozitë të kontrollueshme. Antikomunizmi ishte kali I betejës dhe kjo vazhdoi deri në zgjedhjet e 2015.
Nga ana e tyre, paria sunduese e sistemit të mëparshëm që e la pushtetin në rrugë, dhe shtetin në mëshirë të fatit, sepse donte të bëhej borgjezia dhe të bënte para, hoqi të zitë e ullirit nga të ardhurit në Tiranë nga Gegnia që u bënë shumicë në Tiranë dhe bënë ligjin dhe të 99-tat gjatë sundimit të Saliut. Mirëpo nëndheshëm, të gjithë punonin për të rikrijuar bashkësitë që iu shërbenin atyre: Ortodoksët bizantinë rikrijuan dhe e ngjizën fort bashkësine tyre fetare si filial i Greqisë, një hap sot e një hap nesër, bektashinjtë jenicerë përdorën strukturën e ngjizur qysh në shkollën Skënderbej dhe rikrjuan sektin e tyre duke reflektuar ortat tradicionale, katolikët iu drejtuan Vatikanit dhe sunitët shkuan nga vinin paratë, dmth, nga arabët dhe turqit. E kështu, nëndheshëm nisi carja e madhe e kombit shqiptar që u detyrua të shkonte edhe një herë në gjendjen ku ishte në vitin 1913. Dhe kjo po ndodhte thjesht sepse paria sunduese po gjente mënyrën e vet për mbijetesë. Dhe po e bënte këtë për përfitimin e vet. Bashkësitë fetare I garantonin asaj mbështetjen politike.
MIrëpo, paria e Tiranës ishte, sic e kam shpjeguar edhe në librin tim Përrallat e Tranzicionit Shqiptar e përzjerë dhe e shartuar në drejtim të fesë, por shumë më kompakte në drejtim të origjinës krahinore. Dhe në një pikë ata vendosën që modelin e suksesshëm të ngjizjes së parisë, dhe të kontrollit të pushtetit që kishte funksionuar në Tiranë si bashki ta bënin modelin bazë të tyre. Dhe kështu zgjodhën Edi Ramën. Rilindja nuk ishte tjetër përpos plani për të kthyer në pushtet brezin e ri të parisë së Tiranës. Ama këtë herë në përpjekjen e saj për të marrë pushtetin paria e Tiranës kishte gjetur një Zot të ri që ishte Sindikata ndërkombëtare e krimit. Këta I kishin mbajtur me bukë për vite të tëra dhe tani donin të korrnin frutet e investimit të tyre. Një sekt I ndërtuar për 25 vjet penetroi të gjithë shoqërinë në nivelin familjar. PS u ristrukturua si repart ushtarak. Ama baza I mbeti në Toskëri dhe në Toskët që janë ngulur në Tiranë mbas 1920 e vecanërisht mbas 1944. Herë hapur, herë fshehur, herë me djallëzi e herë me birkurvëri, duke ndjekur rrugën e Fatos Nanos, një antishqiptar progrek I betuar, këta ia arritën të kthejnë PS nga një parti mbarëshqiptare në një vegël të Ortodoksëve Bizantinë në aleancë me Ortën e Jenicerëve të Tepelënës. I përzunë Ortat e Bektashinjve e Korcës e të Skraparit dhe I zëvendësuan me Vllehët ortodoksë, me të cilët janë të shartuar, dhe Edi Rama vetë është Vllah ose të paktën nuk ka gjë të tregojë që ka gjak shqiptari të kulluar. Ama cka i bashkonte të gjithë këta ishte urrejtja kundër Gegnisë dhe nëvoja për sundimin e shtetit. Këtu I ka rrënjët përzenia massive e shqiptarëve, emigrimi dhe sshpopullimi I Gegnisë dhe injorimi I studjuar I saj prej Toskëve. Kam folur shumë për këto gjëra kështu që nuk vlen me folë edhe këtu.
E kështu arritëm tek kjo përplasja e fundit. Në këtë përplasjen e fundit dolën në sipërfaqe dy aleancat e mbështetura në ndasinë jetike të bashkësive që kanë sinteza sigurie të papajtueshme. Në një anë janë Toskët, dmth. Ortodoksët Bizantinë në aleancë me Ortën e Bektashinjve të Tepelenës, me Lebërit dhe me Vllehët. Në anë tjetër janë Gegët Sunitë në aleancë me Ortën e Bektashinjve të Skraparit. Bashkësia katolike është e ndarë më dysh por herët a vonë do të marrë anën e Gegnisë sepse Grekët nuk e lënë Vatikanin të zërë rrënjë në Toskëri. Shteti shqiptar është i ndarë me thikë në Toskëri e Gegni si asnjëherë tjetër. Dhe është në prag të një lufte që ka ndodhur më parë. Vërtetë i kanë fituar Toskët të dy luftërat e mëparshme ndërshqiptare, por këtë herë nuk i dihet.
E gjithë kjo është për të thënë se ndër gjërat që po ndodhin dhe që po me bien më shumë në sy janë treguesit e mëposhtëm që të gjithë të lidhur me rrugëtimin e parive politike që duan pushtetin dhe mbijetesën e tyre me cdo kusht dhe që I kanë shtyrë shqiptarët në dy anët e hendekut vllavrasës. Ajo që bie në sy është përdorimi i paskrupullt i ndarjes Toskëri-Gegni nga të gjithë palët dhe vecanërisht nga vllahu antishqiptar Edi Rama dhe veglat e tij. Tashmë partitë politike janë me baza rajonale, krahinore, dialektale të ndryshme. Por nuk është cështje rajonale: është cështje e ndarjes dhe e thellimit të ndarjes në Toskë e në Gegë kudo që janë. Sepse fshati ka rrethuar qytetin dhe Gegnia ka rrethuar Toskërinë. Ka më shumë Gegë në Kamzë e Paskuqan se në të gjithë qarkun e Dibrës. Ashtu si ka më shumë tropojanë në Tiranë se sa ka në Bajram Curri. Të që Ortodoksët deshën dhe arritën ta bëjnë me shtetin, gegët po e bëjnë dhe do ta bëjnë me familjen.
Mediat nuk reflektojnë acarimin e ndasisë midis bashkësive fetare dhe ndasive rajonale. Mero Baze, një sikar mediatik, I shumëpërdorur nga të gjithë dhe pa asnjë skrupull moral pati kurajon të vinte re se tashmë PS e ka humbur Veriun. Ajo që Mero Baze nuk e tha, por e nënkuptoi, sepse është shumë i djallëzuar, është që Gegnia është tashmë në rrugë për të gjetur vetveten si bashkësi e qenësishme, me personalitetet e veta politike dhe me agjendë të qartë.
Nuk ka asnjë dyshim që Ortodoksët pBizantinë nuk do të ndalen para asgjëje për të ruajtur dhe konsoliduar sundimin e tyre dhe alenaca e tyre me sindikatën ndërkombëtare të krimit është një fakt që nuk mund të kalohet lehtë. Po ashtu përplasja politike Toskëri-Gegni do të shkojë në përplasje me pasoja të qarta për të gjithë. Herët ose vonë do të bëhet e qartë për të gjithë se cfarë ka ndodhur e se cfarë po ndodh. Dhe këtu hyjnë edhe të gjithë masat që morën këta që janë në pushtet për të ruajtur sundimin e Toskërisë. Ndër gjërat me delicate bie në sy politika e lojes me ligjin territorial, dhe zbatimi me konseguence I politikave antishqiptare, anti-Gegë dhe antikombëtare. kjo ka cuar ne konsolidimin e kontrollit te parise mbi zona te caktuara, ndryshimin e thelle te raporteve etnike dhe si ne rastin e Kamzes, te Vores, e me radhe, edhe ne izolimin politik te Gegeve ne enklava te mbyllura. Refuzimi për të pranuar se shteti është I kapur nga nje sekt kriminal ka cuar ne zgjerimin e sektit kriminal dhe rindertimin e nje strukture kontrolli, manipulimi e shterngimi qe shkon nga paria deri ne familje. Ama zgjedhjet treguan se baza e kësaj structure kontrolli në gegni është e dobët dhe pa rrënjë. Heshtje e shurdhërt për krimet e panumërta të parisë në qeveri e në opozitë dhe perpjekja per te zhvendosur vemendjen nga krimet ne perplasjen midis paleve do të cojë në malcimin e kësaj plage. Përpjekja e tyre për të future përcarjen midis katolikëve e muslimanëve në Gegni, kësaj herë nuk do të funksionojë.
Një gjë tjertër që bie në sy është se PD ka vdekur si opozite sepse eshte pale ne krimin e parise Ortodokse dhe Bektashiane. Nuk e ringjall dot as Sali Berisha, as Bujar Nishani. Tashme eshte ne grahmat e fundit. Herë ose vonë Gegnia duhet të organizohet politikisht për t’iu kundërvënë këtij plani djallëzor dhe kriminal që e shet shtetin shqiptar tek sindikata ndërkombëtare e krimit dhe ei kthen shqiptarët në skllevër. Djallëzia e Toskërisë ka triumfuar shumë herë por kësaj herë nuk është fort e qartë se do t’ia dalin. Në këtë pikë nuk ka politike te re sepse te gjithe politikanet qe do te dalin ne krye te partive e strukturave jane te gjithe vegla te shumeperdorura nga te gjithe palet sistematikisht, ne kohe dhe pa meshire. Shkeputja e njerezve nga politika eshte nje fenomen shume I rrezikshem per parine por edhe per shoqerine. Por po nuk u more me politikë do të merret politika me ty. Dhe Gegët duket sikur kanë nisur ta kuptojnë këtë gjë.
Në përfundim, unë do të kaloja përtej numrave dhe analizës së zgjedhjeve për t’u ndalur tek këto dukuri. Janë të dhmbshme për mua, një kombëtarist i bindur që urren me shpirt cdo gjë që I ndan shqiptarët, por janë detyrim me I përmendë sepse objektiviteti është atributi themelor I një profesionist. Tashmë PD e ka mbyllur ciklin e vet. Përpjekja massive e Sindikatës ndërkombëtare të krimit në aleancë me parinë Bizantine-Vllahe-Jenicere të Toskërisë port ë ngulur në Tiranë është që të skllavërojnë Gegninë dhe të gjithë shqiptarët. Përpjekja do të jetë që të ndajnë Toskët nga Gegët duke iu dhënë një rrogë dhe një kafshatë buke më shumë, dhe katolikëve pak më shumë pushtet se sunitëve. Në se shqiptarët orotodksë dhe bektashinj e kuptojnë se etnia dhe gjaku i lidh më shumë me shqiptarët e tjerë se feja, do të ketë komb shqiptar. Në se ndjekin këtë plan të Sindikatës Ndërkombëtare të Krimit të Rilindjes dhe të Ortodoksëve, atëherë përplasja Toskëri-Gegni është vetëm cështje kohe. Sepse bashkësitë krijohen nga vuejtja dhe nga persekutimi I përbashkët. Ashtu lindin edhe sintezat e sigurisë. Ashtu edhe dalin udhëheqësitë, që pikërisht kur nuk e prêt, I japin jetë e frymë sintezës së sgurisë. Dhe ashtu përplassen edhe kombet, etnitë e bashkësitë. Dhe shpesh lufta është për jetë a vdekje por edhe më shpesh paritë e bëjnë atë të duket si e tillë. humnera eshte e frikshme dhe nuk mund te mbyllet me.
Tash, flmn e lexove deri këtu o lexues I vëmendshëm, për mua është koha e ime me shkue për peshk….