Nga Tomi Serani:
Me ne fund pas nje heshtje te gjate te shtypit me emer nderkombetar, sot ( e premtja e fundit para te djeles se votimit te 30 Qershorit) per here te pare po ndjehen zera serioze ne gazeta me emer si The Economist dhe Washington Post.
The Economist ne seksionin per Evropen ( vend me rendesi ne kete gazete) nen titullin “Shqiperia ne kaos” (Per mua qe lexoj kete gazete eshte interesante se me 13 Mars 1997, ka patur nje artikull po ne te njejtin seksion me titull “Kaosi Shqiptar”) jep nje paraqitje te pergjithshme te situates ne Shqiperi, dhe e lidh kaosin e sotem me kerkesat/ kushtet e Bashkmit Evorpian per te pastruar Shqiperine nga krimi, si kusht per te hyre ne BE.
Do te thoja se deri diku kjo gazete e ka “goditur ne koke” problemin e vezhguar nga interesi I nje te huaji. Eshte pikerisht krimi qe luftone per ndarjen e perfitimeve te pushtetit, qe sjell kete kaos. Kerkesa per pastrimin e krimit, eshte nje shkak me shume per krimin te krijoj kete kaos.
Per mendimin tim eshte pikerisht kjo arsye qe qendrimi I organeve Evropiane Perendimore, eshte ne dukje kontradiktor, por ne fakt I qarte.
Ata te lodhur duke negociuar me te njejtin krim te ndryshuar me rotacion per 30 vjet, kane vendosur, te mos I presin lidhjet me Shqiperine, por nderkohe te kerkojne lidhe te reja me lojtare te rinj ne Shqiperi, jashte atyre profesioniste te kriminalizuar te 30 vjeteve.
Konflikti tjeter qe lind sot mes vendeve Evropiane eshte ai rivijezimit ( ose jo) te Ballkanit, qe fillon me rivijezimin (ose jo) te Kosoves. Nje situate e tille ne Shqiperi, eshte shume e favorshme per BEne te vazhdoj te kerkoj rruget e zgjidhjeve ne rivijezmin e Kosoves, sidomos kur Shqiptaret ( jo politika) qe deri tani jane shprehur kundra, jane te zene me problemet e tyre.
The Washington Post ne seksionin te analizave nderkombetare, nga komuniteti I analisteve te gazetes (ANALYSIS/OPINION) shkruar nga L. Todd Wood analist edhe ne shume agjenci te tjera me emer, ka nje artikull nen titullin “ Rasti I Shqiperise ngre pyetjen Kush e drejton politiken e jashteme te Amerikes?” Ne pozitat e nje besimtari te politikes se “izolimit” ( pra mos ngaterimit me ceshtjet e tjera te botes, per sa kohe ato nuk I interesojne Amerikes) autori ngre pyetjen: Perse politika Amerikane nga njera ane kerkon te mos ngaterohet ne Ballkan, nderkohe qe individe prane Departamentit te Shtetit, mbajne qendrime e japin vleresime publike per situaten ne Shqiperi? Ai ketu permendet edhe rastin e fundit e nje zyrtari te Departamentit te Jashtem Amerikan qe ka mbajtur qendrim ne lidhje me zgjedhjet. Analisti mendon se keto veprime jane jashte politikes amerikane te Presidentit Trump, por kryhen nga individe, pa dijenine e drejtuesve te ketij departamenti.( Ajo qe ai I quan “deep state” ose shteti I fshehur anti Trump)
Per mendimin tim kjo duket me shume nje opinion I shkruesit se sa nje fakt. Nuk dua te ve ne dyshim qe mund te kete edhe njerez qe veprojne me koken e tyre, por jo per rastin e Shqiperise si pjese e problemit “Kosove-Serbi”, qe ka krijuar shqetesim ne Departamentin e Shtetit. Ndaj une nuk besoj qe veprime te tilla te kalojne pa u vene re nga Sekretari I Shtetit apo keshilltaret e afert te Trump. Deklaratat jane publike, dhe shpesh te publikuar jo vetem ne shtypin Shqiptar por edhe ate Amerikan.
Si edhe Evropa, Amerika eshte e lodhur me negociatat me politiken Shqiptare te kriminalizuar. Administrata Trump, nuk do te prese lidhjet me Shqiperine vetem per shkakun se nuk do te negocionoje me krimin ne politike. Ndaj qendrimi I SHBAve ka qene sa “kontraditkor” ne dukje, aq dhe I rezervuar.
Nga ana tjeter, situate ne Shqiperi eshte plotesisht ne favor te perpjekjeve te qeverise Amerikane per te zgjidhur konfliktin mes qeveritareve Kosovare ne lidhje me rivijezmin e Kosoves. Prapa skenave punohet akoma per te afruar politikanet Kosovare te pranojne propozmin e Serbise e Rusise per rivijezmin e Kosoves, dhe interesin e Amerikes per te ruajtur, pjese te teritoreve Shqiptare si baza ushtarake Amerikane me rendesi, per te ndaluar avancimin Sllavo-Rus ne Evrope
Duke njohur deri diku menyre si vepron sot administrata Trump ne politiken nderkombetare, kjo menyre veprimi ( kontraditktore ne dukje) ka shume llogjike dhe eshte e ngjashme me tere veprimet e tjera te saj ne mardheniet me Meksiken, Korene Veriut, Kanadane, BEne e deri dhe Kinen e Rusine.
Si perfundim mund te them se nga keto dy artikuj, vihet re fryma e lodhjes se politikave te Perendimoreve ndaj kesaj klase politike qe eshte ne Shqiperi per 30 vjet Vihet re interesi I tyre per mbajtur lidhjet me Shqiperi mundesisht ( shume me deshire) pa kete klase politike, dhe perfitimi nga kaosi I krijuar per ti dhene konflikteve ne Ballkan, nje zgjidhje sipas interesit te tyre ( jo domosdoshmerisht ne interes te Shqiptareve)
Mesojme se ne Shqiptaret na ka rene bara te largojme kete klase politike kriminale sa me pare (sigurisht keshtu perfitojne).
https://m.washingtontimes.com/news/2019/jun/27/albania-case-raises-questions-of-who-runs-us-forei/
https://www.economist.com/europe/2019/06/29/albania-is-a-mess