Të premten në mjediset e Fondacionit Albana u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të Fondacionit dhe disa aktivistëve të njohur të shoqërisë civile.
Në takim u diskutua rreth problemeve të ndryshme të shoqërisë e kombit dhe rreth nevojës për një bashkëpunim të ngushtë e të sinqertë mes gjithë shqiptarëve, që duan të jenë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të sotme dhe atyre historike të shoqërisë, kombit e shtetit shqiptar. Duam të kujtojmë edhe njëherë për të gjithë të interesuarit se Fondacioni Albana është i hapur për bashkëpunim me të gjithë ata individë e shoqata me të cilët gjejmë pika të përbashkëta në qëllime e synime.
Qëllimet tona janë publike në faqen zyrtarewww.fondacionialbana.org