Vellezer e motra si student e ne emer te studentit ju bej thirrje te zgjoheni,vetedijesoheni,organizoheni e te bashkoheni se ska me kohe!
Shqiptaret e uritun me gjetë shpresë e zgjidhje ma të mirë për të ardhmen, po presin që zgjidhja do të vijë diku e prej dikujt, presin, të gjithë presin, e vetë nuk bajnë asgja.
Lindem ne Tranzicion e po perfundojme ne tradheti kombetare nga kjo oligarki kleptokratike e krimbur në miliarda e te përvetësuara padrejtësisht duke detyruar nje popull te tere te braktise vendin e tij e duke I detyruar me pragun e mbijeteses, por që gjithashtu përpiqet me mbijetu ne cdo mënyre. Në thelb eshte parashkruar rruga e tij drejt skllavnimit, nëse nuk reagon si duhet ndaj kësaj mynxyrë te malavitës që e ka kaplur fund e krye. Me pak fjalë dhe me e thenë krejt qartë e pamëdyshje se cili është problemi, cila është zgjidhja, kush do ta bëjë e jetësoj atë. Shkurt e shqip, PROBLEMI JANE:
Tre armiqtë kryesorë që nuk na lënë me ecë në rrugën e duhur:
1-NJERIU i zvetënuar, në një shoqëri të pamoralshme!
2-QEVERITARI i korruptuar me një shoqëri të nënshtruar!
3-SISTEMI I ndërtuar për të përfituar pakicat e papërfillshme e të huajt që i përdorin klasen politike shqiptare si marioneta të vetat!
KA NJE ZGJIDHJE,POR CILA ESHTE AJO:
ZGJIDHJA ESHTE FORMIMI I Shtet-kombit te shqitareve,dhe forcimi i tij është celësi, zgjidhja, dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo gjendje. Zgjidhja është me pasë:
SHTET me Legjitimitet,
SHOQERI me Moralitet, e SHQIPTAR me Dinjitet.
Vellezer dhe motra,shqiptaret duan nje TE ARDHME:Në këtë kohë, të gjithë po presin heronjtë, por heroi që na duhet ne shqiptarëve është fjala, parimi, fillesa, kuptimi i drejtë.
Njerëzit janë të gabueshëm, por parimet nuk janë asnjëherë te gabueshme. Kur kuptohet si duhet parimi i ndërtimit të shoqërisë, atëherë:
Cdo shqiptari i zgjohet dinjiteti e morali me dashte njeri-tjetrin si vella e si moter e me ec perpara pa ndalim.
POR,DIKUSH DUHET BËJË SHQIPERINE,POR KUSH?
VETEM SHQIPTARET që ndahen me të keqen dhe duan një shoqëri ndryshe për fëmijët e familjen e tyre shqiptare,
VETEM QEVERITARËT e politikanët që punojnë për të fitura respekt e dinjitet prej kombit të vet
VETEM DASHURIA PER KOMBIN që të mëson se kombi dhe shteti janë rruga e vërtetë e shpëtimit dhe e ndertimit.
Duke gjetur rruget e duhura te strukturimit te vlerave më të pastra e të mira që ka kombi shqiptare, që nga individi tek bashkësitë e ndryshme,nepermjet mobilizimit Politik te atyre që duan të shërbejnë me mjete sa më demokratike vendit te tyre,
ne ndertimin i Shtet-kombit funksional dhe në shërbim të shqiptarëve.
E keshtu do arrihet:
SIGURIMI i jetës me dinjitet, mbrojtja e nderit, dhe përkujdesja për shqiptarin dhe familjen shqiptare.
NDËRTIMI i një shoqërie me vlera e me moral që ushqen më të mirën tek njeriu dhe familja.
FUNKSIONIMI i një shteti në shërbim të shtetasve, me burimet e me mundësitë që ka.
Nëse pajtoheni me këtë koncept, shpërndajeni sa më shumë që të mundeni e ku të mundeni. Nëse doni me dhanë mendime me tepër, më shkruani. E rëndësishme është që me fillue një debat te përgjithëshëm dhe gjithëpërfshirës për këtë temë.
NE NUK JEMI SKLLEVER QE TE NA TRAJTOJNE SI TE TILLE. AI QE DO TE BEJ KETE EDHE NESE ESHTE VELLAI IM, QE TANI E TUTJE DO JETE ARMIKU IM!
Faleminderit.