Meqë presidenti anuloj datën e zgjedhjeve lokale, po flitet se parlamenti do të shkarkojë presidentin. Mirë, por a e kanë menduar që presidenti ka të drejtën kushtetuese ta shpërndaj fare atë parlament dhe të caktoj datën e zgjedhjeve të përgjithshme? A e kuptoni se në çfarë krize, mund të futet ky vend, kur nuk funksionon as Gjykata Kushtetuese? Tani duke qenë situata në ketë pikë, klasa politike duhet ti thërras mendjes, se ky popull nuk ua ka për borxh dramat tuaj që kanë vetëm si qellim, marrjen e pushtit për veten tuaj. E gjithë kjo katrahurë institucionale dhe papërgjegjshmëri politike, erdhi nga ndryshimet kushtetuese të 2008 si dhe nga ndryshimi i sistemit elektoral qe është anti-demokratik dhe që shkel të drejtat e Njeriut. Ky sistem ka sjell në Shqipëri një sistem politikë, ku ka dy mbretër pa kurorë por më të fortë se ata me kurorë. Një mbret i maxhorancës qe është mbret me pushtet absolut dhe një kryetar opozite që është mbret potencial në të ardhmen. Pse? Të gjitha pushtet ne ketë vend janë ne dorën e një personi qe i bie të jetë kryetari i partisë që fiton zgjedhjet. Pse? Ky person me kokën e tij pa asnjë kriter ligjor dhe pa asnjë përgjegjshmëri, cakton në krye të listës së mbyllur për deputet, ke ti dojë qejfi atij, miq, shok, kushërinj, ish gra, ish burra grash, ish gra burrash etj. Rastet kur puna e parë e dikujt është deputet, ministër, kryetar bashkie, janë pa fund dhe kjo është tallje me qytetarët e këtij vendi. Të gjithë këta deputet që dalin nga lista e mbyllur, ja dedikojnë karrierën e tyre tekave të kryetarit që i ka venë në listë dhe i binden atij verbërisht se ndryshe, ai nuk i vë serish në listë. Kjo lloj zgjedhje e shndërron deputetin një person pa autoritet, një karton që komandohet nga kryetari i partisë, qe i ka vënë emrin në listë. Këto kartonë të kryetarit përbejnë pushtetin më lartë që është ai i Kuvendit, nga burojnë të gjithë pushtet në ketë vend, pasi aty votëbesohet qeveria, aty zgjidhet presidenti që në ketë rast nuk është preferencë e kryetarit dhe kjo përbën ndryshim. Nga aty pastaj koordinohen të gjitha pushtet president – qeveri- parlament. Vërtet që Kuvendi është organi me i lartë, që voton qeverinë dhe presidentin por presidenti ka kompetencën ta shpërndaj atë, në raste krizash politike. Ndaj klasa politike duhet ti thërras mendjes, se ky popull ka 30 vjet që po duron dramat e saj. Ça ka bërë kjo klasë politike për popullin? I ka siguruar punë shqiptarëve? Jo. Populli ka marr arratinë ta siguroj vet nga të mundet, duke sakrifikua deri jetën dhe dinjitetin. Në përpjekje për mbijetesë janë mbushur burgjet e botës me shqiptar dhe askush nuk interesohet për fatin e tyre. I ka siguruar banesën? Jo, se kjo klasë politike as do të dijë dhe populli sërish ka marr arratinë në emigracion dhe e ka zgjidhur vet dhe ketë problem. I ka siguruar jetesën? Jo, sërish ky popull është në nivel mbijetese. Ju e keni lëne ketë popull me pagat më të ulëta në Evropë dhe me çmimet nga më të lartat në botë. Ju e keni lëne ketë popull pa një minimum jetik dhe ku asistenca sociale mujore për një familje është sa një thes miell dhe ketë thes duhet ta marrësh vetëm nëse plotëson disa kushte çnjerëzore që nuk ishin as në epokën e gurit, ndërkohe ju jetoni ne luks të shfrenuar me miliardat e këtij populli. Si nuk ju vjen turp nga vetja qe ju jeni shkaktarët e mjerimit të një pjese të popullit tuaj. Si ju zë gjumi? Ju keni 30 vjet,që parat e këtij populli, i keni çuar ne drejtim të paditur dhe së shumti në drejtim të xhepave tuaj. Ju keni 30 vjet që këtij populli i keni vendosur çmimet më të larta në Evropë, duke konsumuar plehrat qe prodhojnë dhe importojnë bandat tuaja. Ju keni 30 vjet që këtij populli i mblidhni taksat rregullisht dhe këto nuk i ktheni ne investim për popullin por i çoni me tenderë publike ne xhepat tuaj. Ju keni 30 vjet qe zgjidhni njerëz të bandave tuaja pa asnjë meritë dhe arsim, për të administruar parat e gjakut të këtij populli. Aftësia e një pjese nga ju qe drejtoni ketë shtet nuk është as për të drejtuar një komunë, jo më një popull ambicioz siç janë shqiptarët. Ju keni 30 vjet që pasurinë publike të shqiptarëve e keni dhënë me koncesion serish në xhepat tuaj. Ju ka mbetur vetëm të nxirrni dhe jepni me koncesion popullin shqiptar. Ju keni 30 vjet qe e keni qeverisur ketë vend me keq se pushtuesi i huaj. Ka ardhur koha të mblidhni mendjen se nuk mundet të durojmë me dramat tuaj. Thuhet se çdo popull e meriton qeverinë që ka, ne ketë rast populli shqiptar jo, pasi pushteti dhe paraja e tij, janë uzurpuar me dhunë nga klane politike kombëtar dhe ndërkombëtar që kanë vite që po e përdorin ketë vend, për interesat e tyre me forma dhe metoda qe i kanë bërë amatore dhe bandat kriminale. Boll ja keni lodhur kokën këtij populli që nuk ka me nerva tu duroj juve dhe pa ia çuar durimin në fund duhet të bëni. Ndryshimin urgjent të sistemit elektoral, ku ti jepet mundësi popullit të zgjedhë deputet dhe jo të votoj një nga mbretërit e partive. Te bëhen ndryshime në kod dhe zgjedhjet të administrohen nga juristë të pavarur. Votimi të jetë elektronik. Kritere të rrepta merite, për të gjitha kandidatet për deputet, ministra dhe funksionarë të lartë të shtetit me cv, diplomë dhe rezultate të universiteteve të shpallura publikisht dhe kushdo qe kapet duke mashtruar, ti hiqet për tërë jetën e drejta për funksione publik dhe të ndiqen penalisht. Madje të vendoset edhe konkursi publikë për shumë pozicione shtetërore me rëndësi. Kushdo që ka qenë dhe është në pushte dhe nuk justifikon pasurinë që ka, duhet ti sekuestrohet pasuria dhe të ndiqet penalisht. Ngritja e rrogave në mënyre urgjente si dhe ngritja e asistencës dhe ulja e çmimeve dhe bërja e tyre në nivelin Evropian. Marrja e masave për futjen e prodhimit në vend të paktën për konsum të brendshëm dhe me ketë dhe rritjen e punësimit. Shqipëria ka pasuri të mëdha natyrore që të prodhoj miliarda, jo vetëm për konsum por edhe eksport. Kjo do ta mbante popullin në vend dhe do të ulte emigracionin. Nëse nuk jeni ne gjendje të bëni kaq, hiquni qafe këtij populli para se atij ti mbaroj durimi dhe tu heqi qafe vet. Shpresoj ta keni kuptuar sa nuk është vonë se, koha juaj ka përfunduar dhe të mos i shkaktoni me drama me arrogancën dhe injorancën tuaj, populli tuaj.