Shqipëria gjendet para krizës më te rënd politike të të gjithë viteve të demokracisë. Nga ana juridike pushtetet e shtetit kanë rënë në kolaps. E kotë të flasësh për zgjidhje kur palët janë kaq radikale dhe armiqësore dhe militantet e tyre edhe me keq. Situata është e tillë që mungesa e Gjykatës Kushtetuese, e ka vënë në kolaps gjithë sistemin. Nëse parlamenti do të merrte iniciativën të shkarkonte presidentin, nuk është Gjykata Kushtetuese aty, për ta shkarkuar atë sepse kështu e parasheh Kushtetuta. Kështu që një votim i thjesht do irritonte situatën, pasi shkarkimi quhet i vlefshëm, jo nga votimi ne Parlament por nëse do të jepte vendimin e shkarkimit GJ. Kushtetuese, kështu qe nuk mund te zgjidhet një president tjetër, derisa nuk shkarkohet i pari. Nëse Presidenti do të shpërndante Parlamentin, nuk mund te jetë zgjidhje për momentin, pasi nuk mund të zhvillohen zgjedhjet e reja pa ndryshimin e Ligjit elektoral dhe Kodit Zgjedhor. Pra duhet vullnet politike por qe midis partive ka vetëm arrogancë dhe kërcënim për përjashtim, ku të gjithë akuzojnë të gjithë për krime, vjedhje dhe korrupsion. Palët sillen si ujqër me njeri- tjetrin dhe kjo është tipike e kulturës komuniste. Duhet ndryshimi i kulturës politike, etikes se komunikimit publik se pari nga politikanët dhe me pas nga tjerët, se kjo kulturë konfliktuale ka sjell si pasoje acarim te situatës. Duhet ndëshkim i asaj pjese të klasës politike qe ka bërë krime dhe korrupsion por që deri me sot është mbrojtur nga pushteti. Kjo klasë duhet zëvendësuar me teknikë të specializuar jashtë e brenda, si dhe duhen ndryshime ne kodin zgjedhor dhe mbi të gjitha në sistemin elektoral. Klasa politike aktuale te vetmen gjë qe ka detyrim para vendit dhe historisë është që ta dorëzoj pushtetin ne mënyre paqësore dhe të bëj këtë tranzicionin nga anarkia në një shtet te rregullt tek një brez i ri i shkolluar dhe i papërlyer. Për këtë nevojitet urgjent dialog, pasi politika e përjashtimit dhe injorimit të palës tjetër, do të sjelli vetëm konflikte qe vendi jonë nuk i përballon dot më. Palët duhet teëulen urgjent për ti dhënë zgjidhje situatës, në të cilën si gjithmonë janë përfshirë dhe vende të tjera për interesat e tyre, siç ndodh rëndom. Nëse palët nuk ulen për dialog por do munden të përjashtojnë dhe shkarkojnë njeri- tjetrin, atëherë pasojat as nuk mund të parashikohen.