Nga Ledian Prifti.
Shqiptarët kanë 25 vjet që flasin për ndryshimin, partitë politike e kanë vënë edhe si sllogan elektoral, intelektualët shkruajnë analiza, artikuj e libra per ndryshimin, populli ku mundet ka folur e flet se duhet ndryshimi, me pak fjalë nëse ka një dakordësi për një koncept në Shqipëri, ky është koncepti i ndryshimit. Por vjen vetiu pyetja, si ka mundësi që të gjithë kanë qenë e janë dakort për ndryshimin, po gjendja është kjo që është?
Per t’i dhene pergjigje kesaj pyetjeje, duhet te dallojme se ka kuptime te kunderta per ndryshimin. Kuptimet e kunderta mund te dallohen nepermjet ndarjes se shoqerise ne perfitues e joperfitues nga ky sistem, ne keto ndryshime te ketyre 25 vjeteve. Me nje ane jane ata qe kane folur per ndryshime dhe kane perfituar, pra pakica qe perfshin ata qe jane sistemuar, se kane vene para, pozicion social apo garanci politike e nepotike per te ardhmen. Me anen tjeter jane shumica qe s’ka perfituar gje, te papune kronike, pensioniste, biznese te vogla te stermunduara, pothuaj gjithe fshataret, qe jane prodhues te vegjel, por edhe gjithe ata te punesuar e profesioniste te shtreses se mesme te cilet nuk kane asnje siguri ne te ardhmen e tyre.
Kur thuhet se pakica jane ‘’sistemuar’’ behet nje lidhje e drejtperdrejte mes pakices dhe sistemit, dmth kjo pakice eshte tashme integruar ne sistem, ne menyre aq teresore sa eshte sistem-uar. Ndryshimi i konceptuar dhe kerkuar nga kjo pakice ka sjelle frytet e veta dhe ata tashme, kur flasin per ndryshim kane logjikisht nje konceptim krejt tjeter nga shumica e cila eshte e ‘’pasistemuar’’. Te pasistemuarit, dmth shumica kur flasin per ndryshim ndahen ne ata qe duan te ndjekin shembullin e pakices e presin qe pakica t’u hape sistemin edhe atyre qe te sistemohen, por edhe ne ata qe e konceptojne ndryshimin si dicka krejt tjeter, sepse s’duan, s’dine apo s’munden te ndjekin shembullin e pakices per sistemim.
Pra dallimi thelbesor ne konceptim eshte midis ndryshimit si permiresim i sistemit dhe ndryshimit si dicka esencialisht ndryshe nga sistemi aktual.
Duke u nisur nga ky dallim thelbesor, mund te shohim edhe se e kujt eshte pergjegjesia per ndryshim, ne te dyja rastet.
Ne rastin e permiresimit te sistemit, pergjegjesia u bie te sistemuarve, atyre qe jane perfitues te sistemit dhe qe duan nje rregullim qe te jene gjithnje perfitues, duan te legjitimojne pozicionet e tyre nepermjet nje fytyre sistemike me legale, me etike, me brenda rregullave, dmth ne rastin tone Parise e ndjekesve me te afert te saj, ai 5-10% qe kane pasur perfitimet me direkte, nga kjo katrahure 25 vjecare. Natyrisht, kjo pakice ka probleme te medha ne ndryshimin qe u duhet atyre, per shkak te kriminalizimit te saj dhe elementit me te forte kriminal brenda saj, element qe nuk ka asnje lidhje as me shtetin as me legalitetin as me rregullin.
Ne rastin e dyte, ku ndryshimi eshte dicka esencialisht ndryshe, barra e pergjegjesise i bie shumices qe eshte e pasistemuar, qe ne sistem ka rolin e atyre qe duhen grabitur nepermjet shtetit, kompanive te medha, krimit te organizuar etj. Natyrisht sikunder u pohua me lart, nje pjese e kesaj shumice deshiron te ndjeke shembullin e pakices per sistemim, ndoshta ka pasur mundesi me pare per sistemim qe nuk i ka shfrytezuar e tashme pret vetem sa t’i rijepet mundesia. Kjo pjese e shumices se pasistemuar, ka nje pritshmeri qe e ben te mos e pranoje barren e pergjegjesise, por te prese derisa t’i hapet dritarja.
Kur sistemi eshte i shendoshe, atehere eshte duke i garantuar apo i ka garantuar shumices derrmuese nje jetese relativisht te lehte, te qete e pa stresin e mbijeteses, keshtu qe ndryshimi qe duhet eshte perhere nje permiresim i ekzistueses, por kur sistemi eshte i kalbur atehere shumica derrmuese ka nje jetese te munduar, te veshtire, ne prag te mbijeteses ose ne mbijetese te pastert, keshtu qe permiresimi i ekzistueses nuk eshte gje tjeter vecse zgjatje e agonise, sepse sistemi i kalbur nuk mund te permiresoje jeten e askujt.
Duke qene se ne Shqiperi shumica derrmuese eshte ne stadin e mbijeteses, ne prag te mbijeteses apo me jetese te pasigurt dhe sistemi eshte i kalbur ne cdo cep apo sektor te tij, atehere nuk mbetet gje tjeter, vecse ta konceptojme ndryshimin si dicka esencialisht tjeter.
Kur thuhet ndryshimi si dicka esecialisht tjeter, nuk nenkuptohet detyrimisht si esencialisht kunder, dmth qe te crrenjose gjithcka ekzistuese, si psh ishte ndryshimi ne 1990, ku ishte vertet esencialisht kunder sepse duhej kaluar nga komunizmi ne kapitalizem, nga diktatura ne demokraci.
Ndryshimi si esencialisht tjeter, por jo esencialisht kunder eshte nje alternative tjeter, qe ofrohet brenda kapitalizmit dhe demokracise, nje forme tjeter kapitalizmi e demokracie. Metohet nje nderhyrje esencialisht ndryshe ne cdo ane, deri ne formen e kapitalizmit dhe demokracise, sepse formati ekzistues i kapitalizmit dhe demokracise eshte totalisht i kapur nga Paria, keshtu qe nje alternative esencialisht ndryshe, nuk mund te konceptohet brenda ketij sistemi.
Veshtiresia me e madhe ne rrugen e esencialisht ndryshes ndaj ekzistueses, eshte se sistemi, ka kapur ne menyre te qendrueshme cdo faktor qe mund te shkaktoje ndryshim, ne menyre qe ata qe duan ndryshim esencial te perballen me pamundesine e ndryshimit dhe te heqin dore ndaj ideja. Kete e ben cdo sistem, dmth vete sistemi ka nje teresi rregullash i cili duhet te percjelle ne popull idene e pathyeshmerise, pra se sistemi eshte i pathyeshem.
Sistemi aktual ne Shqiperi, nuk do te mund te quhej sistem nqs nuk do jepte idene e pathyeshmerise se tij, ne menyre qe te demotivonte gjithe ata individe apo shtresa shoqerore qe duan ndryshim. Kete ide pathyeshmerie, pamundesie per t’iu kundervene me shanse fitoreje, ai e mundeson praktikisht nga njera ane duke kapur ekonomine, shtetin, shoqerine civile, mediat, nga ana tjeter duke propoganduar forcen e tij, legjitimitetin nderk++ombetar dhe ceshte me rendesishme partite e tij si te vetmet alternativa.
Keshtu cdo njeri ne Shqiperi qe mendon per nje alternative esencialisht ndryshe, sheh nje sistem qe jep idene e te qenit i konsoliduar, i fuqishem dhe i pacenueshem.
Por, e verteta eshte se kjo eshte vetem paraqitja qe sistemi don te shese, dmth kjo eshte vetem nje bindje qe njerezve u ngulitet perdite me propagande. Sistemi nuk mund te jete realisht i pathyeshem kur shumica derrmuese e popullit eshte realisht jashte cdo perfitimi qofte edhe minimal prej tij, pra kur shumica nuk e sheh sistemin si ndihmese per te kapercyer veshtiresite e jetes, por si pengese per kapercimin e veshtiresive.
Sepse, neqoftese e themi te verteten deri ne fund, shumica e popullsise e sheh kete sistem me drejtesi te kalbur e me administrate te korruptuar, si nje pengese te perhershme sa here qe ka problem. Ky sistem i krijon problemet per shumicen dhe normalisht behet edhe pengese ne zgjidhjen e tyre. Prandaj, ky sistem eshte teresisht i pakuptimte dhe eshte jashte cdo arsyeje te shendoshe, qe te vazhdoje ekzistencen.
Shumica ka pergjegjesine e ndryshimit te konceptuar si esencialisht ndryshe ndaj ekzistueses, sepse ky sistem eshte ndertuar keq dhe e le jashte cdo perfitimi minimal nga te jetuarit ne nje shtet, ku drejtesia, arsimi, shendetesia etj varen nga leku,partia ose miku e shumica keto nuk i ka, punesimi po ashtu varet nga leku, partia ose miku e shumica nuk i ka, atehere cili eshte kuptimi logjik qe shumica te deshiroje te jetoje ne nje sistem te tille ?
Pra ne cdo aspekt qe te kapet ceshtja e ndryshimit, shihet se shumices realisht i intereson nje sistem esencialisht ndryshe nga i ndertuari ne keto 25 vjet. Kjo e ben sistemin jo te pathyeshem sic don ta shese veten, por ne prag te shembjes, e vetmja gje qe e mban ne kembe eshte fakti qe shumica eshte e paorganizuar e nuk ka mundesi te shprehe lirisht interesin e saj, sepse mungon nje alternative politike esencialisht ndryshe.
Shumica e deshiron realisht nje sistem esencialisht ndryshe, por nuk ka asnje oferte politike qe eshte esencialisht ndryshe. Deri me tash gjithe ofertat politike, gjithe partite e reja, vijne me zgjidhje te cilat jane vetem si te permiresohet sistemi, pra nga individe qe duan te futen ne sistem e te sistemohen. Logjikisht shumica nuk i voton sepse e nuhat qe kjo parti e re eshte vetem shprehje e nje individi apo grupi individesh qe duan te behen beu e bajraktari i ri, keshtu qe shumica voton beun e bajraktarin qe ka pase perhere apo qe i njeh autoritetin.
Pra si perfundim, vertete qe barra e pergjegjesise per ndryshimin esencial te rendit ekzistues te gjerave i bie shumices, por kjo shumice pa nje oferte politike qe te jete esencialisht ndryshe, nuk ka per te levizur nga vendi, nuk ka per te besuar askend. Keshtu qe hapi i pare i ndryshimit te sistemit eshte nje oferte politike ndryshe nga gjithe te tjerat qe ekzistojne aktualisht, pergjegjesi qe bie tek grupime te caktuara qe kane edhe kapacitet intelektual ta konceptojne oferten esencialisht ndryshe, edhe kapacitet politik per ta jetesuar e kapitalizuar politikisht.