• info@fondacionialbana.org
  • ENG
  • ALB
7 Propozimet e Fondacionit Albana për shqiptarët në emigrim/ Diasporë7 Propozimet e Fondacionit Albana për shqiptarët në emigrim/ Diasporë7 Propozimet e Fondacionit Albana për shqiptarët në emigrim/ Diasporë7 Propozimet e Fondacionit Albana për shqiptarët në emigrim/ Diasporë
  • Kreu
  • Fondacioni
  • Përqasje
  • Hulumtime
  • Peticion
  • Kontakt

7 Propozimet e Fondacionit Albana për shqiptarët në emigrim/ Diasporë

July 30, 2019

Miq e dashamirës; duke parë numrin e madh të shqiptarëve etnikë në Diasporë, i cili e tejkalon numrin e shqiptarëve në trojet etnike ; të vetëdijshëm për problemet organizative që sundojnë në emigrim; 
duke parë asimilimin e shpejtë të shumë shqiptarëve si dhe të vetëdijshëm për ndihmën e çmuar që Diaspora ka dhënë për çështjen kombëtare që nga koha e Rilindjes Kombëtare deri në Luftën e Kosovës dhe të Iliridës si edhe kontributin e madh ekonomik e financiar;
Fondacioni Albana gjykon si të arsyeshëm hapjen e një debati mbarëkombëtar.

Paraqesim 7 propozime sesi mund të veprohet për të pasur një Diasporë të fortë, ku shqiptarët të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të përbëjnë një grup e një trup për mbrojtjen e të drejtave kombëtare.

A mendoni se janë të drejta, me vlerë propozimet e mëposhtme ?

1- Vota elektronike për gjithë shqiptarët etnikë ne emigrim/Diasporë
2- Ngritja e shkollave shqipe në Europë e Amerikë si dhe shkollave e programeve online, aty ku nuk ka mjaftueshëm shqiptarë
3- Unifikimi i ambasadave dhe konsullatave të Shqipërisë e Kosovës dhe zgjerimi i numrit të konsullatave të përbashkëta për zona ku të përmblidhen 50 mijë shqiptare 
4- Krijimi i një Fondi Financiar Mbarëkombëtar me qendër në vende të sigurta, si Zvicër ose Amerikë, me kuota, pjesëmarrje e degë vullnetare
5- Ngritja e një Këshilli Mbarëkombëtar të Shoqatave, Sipërmarrësve dhe Intelektualëve shqiptarë
6- Ndërtimi i një database për punësimin, të ngjashëm me Linkedin, ku me të njëjtin kualifikim e pagë, shqiptarët të zgjedhin për punësim shqiptarët
7- Në shembullin e shqiptarëve të Rumanise, kolonisë së famshme të Bukureshtit, të cilët kanë parti shqiptare dhe 1 deputet në parlamentin rumun, të mundësohen parti të tilla kudo në Diasporë që të përfaqësojnë shqiptarët

Që debati të përfshijë sa më shumë shqiptarë ju lutemi të shpërndani, pasi i ndjekim me vëmendje propozimet e vërejtjet në faqet ku bëhet shpërndarja.

Shpërndaje

Adresa: Rruga “Komuna e Parisit”, Njësia nr.5, Tiranë

  • info@fondacionialbana.org
© 2019 Fondacioni Albana. All Rights Reserved.