• info@fondacionialbana.org
  • ENG
  • ALB
10 pyetje të Fondacionit Albana për Akademitë e Shkencave në Shqipëri e Kosovë10 pyetje të Fondacionit Albana për Akademitë e Shkencave në Shqipëri e Kosovë10 pyetje të Fondacionit Albana për Akademitë e Shkencave në Shqipëri e Kosovë10 pyetje të Fondacionit Albana për Akademitë e Shkencave në Shqipëri e Kosovë
  • Kreu
  • Fondacioni
  • Përqasje
  • Hulumtime
  • Peticion
  • Kontakt

10 pyetje të Fondacionit Albana për Akademitë e Shkencave në Shqipëri e Kosovë

October 28, 2019

1- Kur studimet pellazgjike dhe hipotezat kryesore indoeuropianiste, anatolike të Renfrew dhe stepore të Gimbuta- Mallory, janë të gjitha të së njëjtës linjë për vjetërsinë të paktën 5 mijë vjeçare të shqipes në Ballkan, pse Akademitë nuk mbajnë qëndrim të qartë konfirmues ?

2- Pse Akademitë nuk mbajnë qëndrim të qarte ndaj kulturës dhe protoshkrimit të Vinçës, kur kronologjitë arkeologjike dhe gjuhësore përpuqen ?

3 – Pse Akademitë nuk përgënjeshtrojnë akademikë të ndryshëm, të cilët vazhdojnë të shkruajnë se ilirët kanë ardhur në shekujt 14-13 p.e.s, kur ka 60 vjet, që në kohën e Krahes dhe Pokorny-t, që kjo teori e kjo kronologji është hedhur shkencërisht poshtë ?

4 – Pse Akademitë nuk kanë kompetencë shkencore për pellazgët, në një kohë që pellazgologjia studiohet jo vetëm prej shqiptarëve, por edhe në katedra të universiteteve të ndryshme të botës ?

5 – Pse Akademite nuk kane perparim shkencor ne iliristike dhe as caktojne fonde per iliristiken, por bazohen tek studimet e te huajve ?

6 – Pse Akademitë nuk shprehen për origjinën e maqedonasve të lashtë, por ia lënë debatin sllavëve e grekëve, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me origjinën e maqedonasve të lashtë, sipas gjithë gjuhëtarëve serioze, të cilët maqedonishten e quajnë të grupit ballkanik e jogreke ?

7 – Pse Akademitë nuk e trajtojnë historinë e maqedonasve të lashtë, pajonëve, triballëve, mesapëve etj në lëndën e historisë që mësohet në shkollë ?

8- Pse Akademitë e quajnë shqipen gjuhë satem, kur albanologë botërorë e trajtojnë si gjuhë të formuar para ndarjes kentum/satem ?

9 – Pse Akademitë e quajnë shqipen bijë e ilirishtes, sipas modelit të gjuhëve neolatine, kur ligjet gjuhësore mundësojnë kalimin nga protoindoeuropianishtja në shqip, pa një gjuhë ndërmjetëse ?

10 – Pse Akademitë nuk qartësojnë historinë e krishterimit në Shqipëri, në kushtet kur shqipja kishtare është e lidhur me latinishten dhe historikisht Iliriku i takonte Papatit deri në shek 8 ?

Shpërndaje

Adresa: Rruga “Komuna e Parisit”, Njësia nr.5, Tiranë

  • info@fondacionialbana.org
© 2019 Fondacioni Albana. All Rights Reserved.