• info@fondacionialbana.org
  • ENG
  • ALB
10 propozimet ekonomike të Fondacionit Albana. 3 betejat që duhen fituar; eksport, punësim, infrastrukturë10 propozimet ekonomike të Fondacionit Albana. 3 betejat që duhen fituar; eksport, punësim, infrastrukturë10 propozimet ekonomike të Fondacionit Albana. 3 betejat që duhen fituar; eksport, punësim, infrastrukturë10 propozimet ekonomike të Fondacionit Albana. 3 betejat që duhen fituar; eksport, punësim, infrastrukturë
  • Kreu
  • Fondacioni
  • Përqasje
  • Hulumtime
  • Peticion
  • Kontakt

10 propozimet ekonomike të Fondacionit Albana. 3 betejat që duhen fituar; eksport, punësim, infrastrukturë

September 19, 2019

Miq e dashamirës, zhvillimi i debateve publike për çështjet që shqetësojnë shqiptarët, nuk mund të anashkalojë edhe një debat për ekonominë. Në analizat që janë bërë vitet e fundit, sidomos, prej ekonomistëve, intelektualëve të pavarur dhe politologëve, pasqyrohet edhe shqetësimi mbarëkombëtar për korrupsionin e abuzimet e administratës, te koncesioneve dhe se fundmi PPP-ve.

F. Albana i ndan shqetësimet dhe ka përpunuar një platformë ekonomike me 10 pika, si boshti i transformimit ekonomik dhe i zhvillimit, përtej korrupsionit, abuzimit, koncesioneve etj, të cilat janë probleme politike që mbysin ekonominë dhe duhen çrrënjosur politikisht.

Kjo do të jetë platforma plotësuese e 4 të mëparshmeve dhe shpresojmë të gjejmë të njëjtin interes në komente e shpërndarje si në 4 platformat e mëparshme. Jemi te bindur që shqiptarët ne gjithë trojet etnike hasin pak a shumë te njëjtat probleme ekonomike dhe kërkojnë ndryshime rrënjësore.

10 pikat

1 – ligj i drejtë dhe i ndershëm për pronat, që të vendosë sa më parë drejtësinë dhe t’i hapë rrugë investimeve të bllokuara prej kaosit pronësor të këtyre 30 viteve

2 – politika ekonomike e fiskale që favorizojnë eksportet e mallrave me vlerë të shtuar dhe shërbimeve cilësore, në funksion të ”Betejës për eksportet” dhe kthimin eventual në ekonomi eksportuese

3 – në bujqësi, subvencione, infrastrukturë grumbullimi e ruajteje, financime, kredi e garanci shtetërore, në funksion të sigurisë ushqimore dhe eksporteve

4- kthimi i turizmit kulturor, krahas atij bregdetar e malor, në përparësi strategjike, në funksion të punësimit e hyrjes së valutës, por edhe ngritjen e imazhit dhe prestigjit kombëtar

5 – punësimi si e drejtë, por edhe detyrim ndaj dinjitetit të çdo shqiptari, në funksion të ”Betejës per punësimin” dhe zhdukjen e eksportit të detyruar të krahut të punës

6 – investimi masiv shtetëror në infrastrukturat rrugore, hekurudhore, energjitike si dhe infrastrukturat e shërbimeve të ofruara prej shtetit, në funksion të ”Betejës për infrastrukturë moderne”

7 – ndërmarrja e të gjitha hapave ekonomike, juridike e politike, sipas shembullit të BE-së për bashkimin ekonomik të trojeve shqiptare, krahas përpjekjeve për bashkim politik

8- hapja e Bursës shqiptare dhe ndërtimi i një infrastrukture bashkëkohore financiare, në funksion të krijimit të sistemit financiar modern dhe mbledhjes së valutës e titujve financiarë të huaj

9- sistem taksimi dinamik, modern dhe transparent, në funksion të investimit, konsumit të mallrave vendore dhe eksportit

10- rritja e pensioneve, rrogës minimale, asistencës sociale dhe të papunësisë, në funksion të solidaritetit kombëtar dhe nxitjes së konsumit

Shpërndaje

Adresa: Rruga “Komuna e Parisit”, Njësia nr.5, Tiranë

  • info@fondacionialbana.org
© 2019 Fondacioni Albana. All Rights Reserved.